Përse është shumë e rëndësishme ta shtrish bebin kur është përgjumësh por zgjuar.
Analogjia e mësipërme është shumë e rëndësishme për të vendosur bebin shtrirë kur është përgjumësh. Pra kur bebi të leviz në ciklin tjeter të gjumit gjërat do të jenë ekzaktësisht njëlloj siç kur fjetën. Kjo e lehtëson kalimin te cikli tjetër në mendjen e bebit. Bebi duhet vendosur shtrirë përgjumësh!
Ku dhe kur të flej
1-4 muajsh *Bebi do të flej mesatarisht 4 herë në ditë:
Gjumë mëngjesi
Gjumë i vonshëm mëngjesi
Gjumë dreke
Gjumë i shkurtër pasditeje
4-6 (7)muajsh * Bebi do të flej 3 herë në ditë, duke eliminuar gjumin e vonshëm të mëngjesit.
Gjum mëngjesi
Gjumi i drekes
Gjum i shkurtër pasdite
6(8)-15(18) muajsh **Zhduket gjumi i shkurtër i pasdites dhe bebi fle dy herë në ditë.
Gjum mëngjesi
Gjum dreke
Sa më shumë fle bebi aq më e lehtë është eliminimi i herëve të gjumit. Unë e eliminova gjumin e shkurtër të pasdites 6 muajshe sepse bebi po ja dilte shumë mirë me dy herë gjumë. Ajo flinte 2 orë gjumë në mëngjes dhe kjo shtyn orarin e gjumit të drekës. Kështu ajo flinte sërish 2 orë për gjumin e drekës dhe nuk kishte nevojë për gjumë tjetër. Ajo ja doli me gjumin sepse une e trajnova për t’ia dal.
Trajnimi, oh zot trajnimi!!
Që tani ndihem në siklet kur mendoj sa komente ka mbi periudhën që mu desh të trajnoja bebin për gjumin. Le të jem e qartë : nëse ti nuk do të ndjekësh këtë medotë, gjej dicka për të cilën ndihesh mirë. Unë provova shumë metoda të ndryshme dhe tani kam një bebe të clodhur dhe të lumtur. Më duhej qetësia ime dhe isha e gatshme të punoja për ta arriur që bebi im të ishte një bebe që flinte mirë. Qava shumë e disa ditë hoqa dorë. Unë nuk gjykoj prandaj dhe ju nuk duhet të gjykoni nënat e tjera në zgjedhjet e tyre.
Disa metoda për ti përdorur:
Lere të qajë
Kontrollo dhe ngushëllo
Elimino
Elimino i përfunduar (i ngjashëm si më lart)
Lëre të qajë
Kjo nënkupton që ti kontrollon bebin duke rritur intervalin e periudhës kur shkon e kontrollon. Mund të shkosh e vendos dorën te bebi e qetëson, përdor një zë të qetë, por ti je aty për të qëndruar më pak se një minutë. Po futesh vetëm për t’i thënë bebit që ti nuk e braktise. Duhet të jesh konsistente me këtë metodë, nuk e arrin dot atëherë mos e përdor këtë mëtodë. Suksesi bazohet vetëm te konsistenca. Mund të premtoj, që nëse nuk e ndjek në mënyrën korrekte do të ndihesh shumë keq. Kjo nuk nënkupton vendosjen e bebes në shtrat dhe të largohesh. Me detaje:
Dita 1 = 3 min (prit); 5 min (pritj); 10 min (3rd prit); 10 min (prit)
Dita 2 = 5 min; 10 min; 12 min; 12 min
Dita 3 = 10 min; 12 min; 15 min; 15 min
Dita 4 = 12 min; 15 min; 17 min; 17 min
Dita 5 = 15 min; 17 min; 20 min; 20 min
Dita 6 = 17 min; 20 min; 25 min; 25 min
Dita 7= 20 min; 25 min; 30 min; 30 min
Unë i provova të gjitha metodat dhe kjo ishte një nga më të vështirat. Cdo kush që gjykon një prind përse po e mëson fëmijën me këtë metodë është një IDIOT. Kjo nuk është e lehtë për asnjë nënë. Mund t’ju them se nënat që po mesonin fëmijët të flenë me këtë metodë janë pas derës duke qarë.
Kjo metodë mund të përdoret për gjumin e natës, por shumë e vështirë për gjumin e ditës.
Mund të ju duhet
1 Verë
2 Akullore
3 Burri
4 Facoleta për të fshirë lotët e tu.
***Cështja me metodën e Ferberit është se duhet ta bësh direkt ose dështon. Unë dështova sespe nuk isha konsistente. Kur shkoja pas pritjes qëndroja shumë gjatë, sepse nuk duroja dot ta shihja teksa qante. E merrja në krah, ose qëndroja shumë gjatë në dhomë. Nuk e bëra metodën sic duhet.
Kjo metodë është nga Tracey Hogg, libri The Baby Whisperer. Nuk më besohet që e tentova këtë metodë. Ajo që bën është kur bebi qan shkon në dhomë direkt, e tenton ti vësh dorën te barku apo kurrizi që ti bësh me dije që ti je aty. Mund t’i pëshpërisësh shhh ose t’i fërkosh kurrizin. Nëse bebi pushon së qari largohesh nga dhoma. Nëse bebi nuk pushon mund t’i ngresh dhe sapo të pushojë duhet ta shtrish, dirket! Nëse qajnë sërish duhet ta bësh sërish të njëjtën gjë. Ti po i ngushëllon ata por jo të flenë në krahun tënd. Bebi fle dhe mëson të flejë vet.
**Nuk më besohet që e tentova për një javë!
Eliminimi
E vendos bebin në shtrat dhe nuk kthehesh. Për gjumin e ditës e vendos alarmin për 60min, dhe për aq kohë duhet të rri bebi. Nëse zgjohen pas 45min ata do qajnë 15min. Nëse zgjohen pas 59min do qajnë 1min. E kuptove idenë. Në disa raste bebi do qajë pas 45min dhe pastaj do qajë për 15min e pastaj fle deri në një orë.
E di që mund t’ju duket e tmerrshme! Nese bebi im do të kishte problem me gjumin e natës nuk e di nëse do mund ta lija të qante për 1 orë. Por ketë metode e perdora për gjumin e ditës. Ishte shansi im i fundit. Por në fakt kjo metodë funksionoi !
E bëra trajnimin për dy javë e disa ditë ajo qau shumë por ditët e tjera qau më pak dhe rigjente rrugën për të fjetur. Tani ajo zgjohet sërish pas 45min rotullohet, herë ankohet e herë qan por brenda 5min fle sërish.
Disa këshilla të tjera gjumi
Sigurohu që dhoma është e erët, pas zgjimit nga një cikël bebi mund të shpërqëndrohet nga ngjyrat dhe gjërat në mur. Përdor grilat apo perde të errta.
Përdor muzikë.
Comentários