top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Ja si ta dallojmë mjaltin e vërtetë natyral:

Ja si ta dallojmë mjaltin e vërtetë natyral: Me ndihmën e këtyre 10 testeve zbuloni se cili është mjalti i vërtetë.


Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore.


1. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë në të.


2. Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.


3. Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t'u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.


4. Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.


5. Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.


6. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.


7. Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t'ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë, transmeton koha.net.


8. Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.


9. Majën e fijes së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.


10. Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.


Nëse vlefta e mjaltit është vërtet e lirë, këtu nuk mund të flitet për mjaltë. Këta mund të jenë produkte të marra nga sheqeri dhe të cilat kanë ngjashmëri me mjaltin. Kutlu shpjegon se këtyre produkteve u hidhet aromë mjalti dhe pak nga mjalti i kulluar pishe. Ai gjithashtu thotë se numri i bletëve brenda kovës duhet të arrijë afërsisht numrin 80 mijë. Ai shpjegon se është normale që bletëve të cilat dalin nga dimri t’u jepet shurup në pranverë dhe ky shurup mund të jepet deri në muajin e tretë. Ndërsa mjalti merret në muajin e shtatë dhe të tetë. Kjo do të thotë se nuk ngel asnjë gjurmë nga sheqeri i dhënë në muajin e tretë. Në këtë rast sheqeri jepet me qëllimin e rritjes së bletës së vogël. Disa prodhues i japin sheqer bletëve edhe në periudhën e mjaltit. Kjo është një gjendje e cila nuk i përshtatet moralit të punës dhe tregtisë. Bletës mund t’i jepni ç’të doni shurup misri, glukozë, reçel, shurup rrushi dhe pekmez, çfarëdo gjëje t’i jepni bleta do ta kthejë në mjaltë. Konsumatorët duhet të zgjedhin mjaltin e pare. Ky është mjalti më i besueshëm i marrë nga paketat e përgatitura nga bletarët. Është i pamundur kontrollimi i mjaltit me anë të syrit, apo të vendosjes në frigorifer. Mjalti nuk futet në frigorifer. Kur vendoset në frigorifer mjalti menjëherë thith lagështirën e tij. Krijohet një shtresë në sipërfaqe. Kur krijohet ajo shtresë atëherë mjalti është sheqerosur. Kjo është një praktikë e gabuar. Origjinaliteti i mjaltit nuk mund të kuptohet me anë të kësaj metode.

Metoda tradicionale e përcaktimit të sheqerit në mjaltëPër të dalluar mjaltin e luleve nga mjalti në të cilin kanë hedhur sheqer mund të merrni një kuti shkrepëse dhe të hidhni pak mjaltë, nëse e mbani drejt dritës mund të shihni nëse ka apo jo sheqer. Pjesa e mjaltit duhet të mbahet nën një burim drite të fuqishëm. Nëse në mjaltin që fillon të varet drita mblidhet nga ana e majtë është mjaltë lulesh nëse mblidhet nga ana e djathtë është mjaltë i sheqerosur. Vetëm se drita e mbledhur në anën e djathtë nuk është gjithnjë treguese e mjaltit të sheqerosur, ndonjëherë edhe mjalti me burim lulet dhe pishën mund ta mbledhë dritën nga ana e djathtë. Për ne ka rëndësi që mjalti i marrë të jetë mjaltë lulesh. Prandaj drita e mjaltit që do të marrim duhet të mblidhet nga ana e djathtë.


Rrugët e dallimit të mjaltit të vërtetë dhe atij të rremëMjalti i vërtetë sheqeroset në ambiente të ftohta, mjalti i rremë nuk sheqeroset.Mjalti origjinal ka një aromë të veçantë, të lehtë si esencë. Kjo aromë ndihet më tepër kur presim mjaltin apo kur hapim kapakun e vendit ku e ruajmë.Mjalti i vërtetë është më i plotë se mjalti me glukozë.Mjalti i vërtetë nuk është shumë i ëmbël si sherbet. Mjalti me glukozë është më i ëmbël. Kur marrim një lugë mjaltë mund të kemi shije të ndryshme. Në mjaltin e rremë ka një shije të vetme.Në mjaltin e lirë padyshim që ka sheqer dhe lëndë të përftuara nga diku tjetër.Disa prodhues të lëndës së përftuar nga sheqeri i shtojnë dhe mjaltë të kulluar pishe. Mjalti i pishës përdoret shumë për shkak të çmimit të lirë.Metoda e mbajtjes së mjaltit në frigorifer është e gabuar. Ai nga përbërja e tij do ta thithë në çdo rast lagështirën. Krijohet një shtresë pastaj kristalizohet. Produktet të cilat nuk janë mjaltë nuk e kanë këtë veçori.






1,085 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentarios


bottom of page