top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Këshilla praktike dhe sekrete për kuzhinën tuaj:

Këshilla praktike dhe sekrete për kuzhinën tuaj.

Për të pastruar makinen e mishit gjatë grirjës së mishit me dhjamë, grihen më parë 2-3 kokrra patate, pastaj lahet.

Shishet mund të pastrohen duke i shpërlare më parë me ujë, pastaj me patate të grira ose me lëkuren e tyre, duke i tundur fort.

Për të hequr erën e rëndë të termusit, ai duhet të shpërlahet me ujë e uthull.

Për të ruajtur qumeshtin 2-3 dite ai duhet të zihet 2 herë, një herë në mëngjes dhe një herë në darkë dhe të ftohet në enë të hapur.

Që djathi të mos thahet, duhet të mbulohet me një pecetë të lagur me ujë me kripë.

Që djathi të mos therrmohet gjatë prerjes, duhet të vihet në ujë të vakët për 8-10 minuta.

Mishi dhe peshku duhet të lahen jo shumë para gatimit.nuk duhet të mbahen në uje, pasi humbasin proteinat, kripërat mineralet dhe kështu ulet vlera ushqimore e tyre.

Që mishi gjatë skuqjës të krijojë një kore të bukur në siperfaqe, duhet që para gatimit të fshihet me një pecetë.

Trutë para se të zihen duhet të skuqen.

Qepa për qofte nuk duhet të grihet në makinën e mishit, por në rende.

Gjatë skuqjes së mishit në copa, këshillohet që ena të mbulohet me kapak, pasi në këtë mënyre avulli nuk del, por mbetet në mish duke i dhënë atij shijen e mishit të stufuar dhe jo të skuqur.

Perimet ruhen të freskëta për disa ditë nësë mbështillen me pecetë të lagur.

Sa më të mëdha të priten perimet gjatë gatimit, aq më pak humbasin vleren e tyre ushqimore.

Pureja me patate të reja nuk bëhet e shijshme, pasi ato përmbajnë pak amidon.



208 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page