top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Kallamarë të mbushur me oriz:

Kallamarë të mbushur me oriz:


Përbërësit:

4-5 Kallamarë

-Qepë: 3 kokrra

-Vaj: 5 lugë gjelle

-Hudhra: 4 thelpinj

-Kripë, Piper

-Domate: 5 kokrra

-Oriz: 3 filxhanë kafeje

-Limon: 1 kokërr


Përgatitja


Për mbushje përdoren kallamarë sepse kanë qeskë të vogël, por mund të përdoren edhe sepje të vogla me madhësi sa kallamarët. Kallamarët pastrohen, merret pjesa cilindrike, lahen sat ë zbardhen dhe rreshtohen në tavë. Këmbët u priten dhe përdoren për mbushje. Përzihet në vaj qepa e grirë hollë, shtohen këmbët e kallamarëve të prera, hudhra të grira, kripë, piper, domate ose salcë, përzihen bashkë dhe i shtohet oriz i pastruar dhe i larë. Përzierjes i hidhet pak ujë dhe zihet jo plotësisht sat ë bëhet si pilaf, pastaj shtohet mender e grirë. Mbushen kallamarët, u zihet ana e hapur me feta domateje apo feta qepe, hidhen domate të grira sipër në mungesë përgatitet salcë me qepë, shtohet pak ujë dhe piqen në furrë. Shërbehet me feta limoni.

24 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
bottom of page