Një recetë tjetër e trahanasë, supa e cdo stine.
Koha e pergatitjes: 10 Minuta.
Sipas recetës, përbërësit janë: kos i thjeshtë, miell, piper i kuq, qepë dhe domate. Po kështu, trahanaja serviret në dy variante: e thatë dhe e lëngët. Lloji më i zakonshëm i trahanasë është kjo e dyta, e cila është shumë më e thjeshtë për t’u bërë gati si supë.
Megjithatë, edhe nëse ju keni në shtëpi një trahana të thjeshtë (sipas recetës shqiptare vetëm me kos e miell gruri), mund të ndërtoni me të një supë jo të zakonshme. Ja se si:
Përgatitja:
Për të përgatitur supën, fillimisht hidh trahananë në një tas me ujë të ngrohtë bashkë me erëza (piper i kuq, spec i kuq i bluar ose edhe pak piper të zi).
Në një tigan skuq për disa minuta një kokërr qepë derisa të marrë ngjyrë transparente.
Një kokërr domate, të cilën e ke grirë më parë imët, përzieje me qepët. Pas kësaj, hidh trahananë tashmë të zbutur në ujë të ngrohtë.
Nëse ka nevojë edhe për pak ujë, shto duke e kontrolluar që supa të ketë një lëng të trashë. Në fund rregulloje shijen me gjalpë.
Zakonisht, trahanaja është një ushqim i përgatitur në shtëpi, nga brumi i ardhur i gatuar me kos dhe miell gruri (brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj thahet në diell e thërrmohet; një lloj qulli pak i thartë që bëhet me këtë brumë).
Comments