top of page

PROBLEME ME GJUMIN E BEBIT? 20 GABIMET QË PRINDËRIT BËJNË.

PROBLEME ME GJUMIN E BEBIT? 20 GABIMET QË PRINDËRIT BËJNË.

Probleme me gjumin e bebit

A ke probleme me gjumin bebit juaj? Ndoshta jeni duke bërë këto 20 gabime të zakonshme që ne prinderit nuk e dimë që ndikojnë te gjumi.


Është e lehtë të bësh një gabim e bëjmë përditë por kjo s’do të thotë se nuk mund të regullojmë dhe të ndikojmë për mirë te gjumi i foshnjes suaj. Këto janë 20 gabimet tuaja qe japin probleme me gjumin e bebit.


1. Pret shumë për ta vënë në gjumë për dremitje.Probleme me gjumin e bebit

Sa herë keni dëgjuar një bebe teksa qan në publik dhe prindi që thotë ‘’oh ajo thjesht do gjum’’. Zakonisht kjo është diagnoza e saktë por ju nuk duhet të prisni derisa bebi të filloj të qaj për ta vënë në gjum. Në fakt, ata do të donin që ti të fillosh të dallosh disa shënja përpara se të jenë të tejlodhur. Kushtoji vemendje dhe do fillosh ti dallosh menjëherë shënjat që bebi ju jep. Gjej një vënd të qetë, fiki dritat dhe ndihmoje të flej gjum. Ndryshe do bëhet shumë e vështirë ta vesh në gjumë. Sa më e lodhur bebia aq më vështirë do e kini ta vini në gjumë

Disa nga shënjat më të zakonshme janë:

Ndryshim në shprehje të fytyrës

Fërkon sytë

Largon shikimin nga ti

Mbledh duart në formë grushti

Hap gojën

2. Nuk e vlërëson sa duhet fuqinë e rutinës së darkës!

Ka pasur një kohë kur fëmijët e të gjitha moshave viheshin për të fjetër në të njëjtën kohë çdo natë , pas një dushi të ngrohtë, një përralle pranë krevatit dhe duke ndezur një dritë të vogël nate. Por sot prindërit janë shumë të zënë, gratë janë në punë me orare më të zgjatura, bizneset sjellin dhe përgjegjësi të tjera që shkojnë përtej menaxhimit të shtëpisë apo përkujdesit të fëmijëve. Kjo nënkupton se shumë prindër janë larguar nga strategjitë e thjeshta si një rutinë e darkës e njëjtë.


Ky është një gabim i madh sepse bebet kanë nevojë për rutinën për të fjetur mirë. Ata i adaptohen rutinës dhe fillojnë të ndjejnë lodhje në atë kohë. Kjo e lehtëson punën e prindit për ta vënë në gjumë dhe nënkupton periudha më të gjata gjumi , në këtë mënyrë edhe prindi mund të shplodhet pak. Krijo një rutinë dhe zbatoje çdo natë.

3. Moszbatimi i rutinës , qoft edhe një herë.

Edhe kur prindërit e kuptojnë vlerën e rutinës së darkës , ka kohë kur ata e ndryshojnë atë për të qënë më rehat si për shëmbull të mbajnë bebin më shumë zgjuar apo të përpiqen ta vëjnë më herët në gjumë. Rezultati përfundimtar është një bebe i tejlodhur që fillon të tregoj sa i stresuar është. Ndërkohë disa bebe që përfundojnë duke u shtrirë më herët refuzojnë sepse trupi i tyrë i thotë se është akoma koha e lojës.


Është më e lehtë të përpiqesh të organizoni daljet sociale rreth orareve të bebit sesa të ngacmoni rutinën e tij. Nëse të duhet të qëndrosh vonë ndonjëherë sigurohu që ke me vetë një karrocë dhe një vënd të qetë ku mund të flejë i vogli juaj .


4. Vetëm një prind e vë në gjumëProbleme me gjumin e bebit

Ky është një gabim që mund të ndodh për disa arsye. Një prind që ka vendosur të qëndrojë në shtëpi me fëmijën mund të ndjej se duhet ta bëj sepse nuk duan që partneri i tyre që shkon në punë të lodhet dhe në shtëpi. Të tjerë mendojnë se partneri nuk ia del dot më mirë se ta. Pavarësisht nga arsyet ju duhet të lejoni që partneri juaj apo një adult tjetër që po kujdeset për fëmijën t’ju ndihmoj kur jeni të tejlodhur. Nëse jo, do filloni të bëni gabime me gjumin e bebit që do jenë të pariparueshme.

5. I përgjigjeni çdo lloj zhurme.

Foshnjet bëjnë zhurma kur flenë, është natyrale dhe nuk ka arsye pse ju duhet ti përgjigjeni të gjithave. Është e mundur që bebi po ëndërron ose thjesht po futet në një fazë gjumi që i lë ata pak më alert në periudha të ndryshme të natës. Nëse ti nxiton në dhomë dhe e merr në krahë çdo herë që dëgjon një zhurmë atëherë ti po e zgjon padashje.

Përpiqu të qetësohesh dhe ti përgjigjesh vetëm kur je e sigurt që foshnja është zgjuar apo ka një problem që duhet t’ja zgjidhësh. Me kalimin e kohës do të bëheni mjeshtra për të kuptuar çdo zhurmë që bën fëmija juaj. Ju gjithashtu do të kuptoni se bebet janë të afta të vetqetësohen dhe ti rikthehen gjumit pa asistencën tënde. Ky është një zhvillim i madh që duhet ta inkurajosh.


6. Të kesh një orar tjetër nga bebi .

Mendoje kështu: A do mund të zinte gjumi nëse jashtë derës së dhomës tënde kishte një festë? Me siguri që jo, epo as bebi yt nuk mund të flej nëse njerëzit në shtepi janë shumë aktiv kur ti dëshiron që bebi të flej. Përdor mjete si zhurma e bardhë apo aplikacione në telefona me këto lloj zhurmash në dhomë sepse e ndihmojnë bebin të mos dalloj zhurmat e tjera dhe të qetësohet.

Regresioni i gjumit te fëmijët: çdo gjë që duhet të dini

Regresioni i gjumit te fëmijët Regresioni i gjumit te fëmijët e vegjël eshte normal. Këta njerëz të vegjël që janë aq të paqëndrueshëm nën…

7. Të flini bashkë jo sepse e vendose kështu në fillim por sepse je e lodhur për të bërë ndryshe.

Probleme me gjumin e bebit


A keni qënë ndonjëherë aq e lodhur nga bebi që nuk flinte sa i more në krevatin tënd dhe fjetët aty? Bebet e stresuara do të qetësohen dhe të flenë nëse janë ngrohtë e pranë prindërit , por kjo mund të ketë impakte afatgjata në zakonet e gjumit tek foshnja juaj. Ata mund të marrin mesazhin se nëse bëjnë pak proteste do përfundojnë në shtratin e mamit.


Me e mira është të jeni konsitent me rutinën normale të gjumit edhe nëse kjo do të thotë se ti dhe partneri të bëni me rradh të qëndroni me një foshnje që nuk do të flej.


8. E lini të flej shumë gjatë ditës dhe kjo ndikon te gjumi natës.

A jeni një prind që si pëlqeni shumë regullat dhe rutinën? Ju ndoshta e lini beben të flej vet kur të dojë por kjo nuk është dhe aq e mirë. Kur ju e lini beben të flej ditën sat ë dojë ata mund të ngatërojnë gjumin e natës me ditën dhe kjo do ndikojë në orët e vona. Ju duhet të vendosni disa kufijë, nëse bebi po fle pak më shumë seç duhet duhet ta zgjosh ose zgjidh një orar të natës ku mundet ta zëj gjumi dhe qëndroji besnik.


9. S’është argëtuar/lodhur mjaftueshëm gjatë ditës.Probleme me gjumin e bebit

Sa shpesh stimulohet mendërisht dhe fizikisht bebi gjatë ditës? Nëse ata rrinë thjesht ulur pa ndërveprim me të tjerë për kohë të gjata ata mërziten njëlloj sit ë rriturit kur nuk kanë asgjë për të bërë. Sigurohu që foshnja kalon kohë me ju, ku ju ndërveproni duke i folur, i këndoni, bëni disa lëvizje, lexoni apo dilni jashtë për xhiro në park . Një bebe lodhet kështu dhe është më i gatshëm për gjumin e natës.


10. Nuk e lejoni bebin të vet-qetësohet.Probleme me gjumin e bebit

Bebet që nuk munden apo s’deshirojnë të vetqetësohen janë mësuar duke u tundur, lëvizur, masazhuar për të fjetur. Në shumë raste këto sjellje shëndrohen në shënja që bebi duhet ti shoh për të fjetur. Në raste të tjera bebi i lidh ato me gjumin dhe nuk fle po nuk i pati.


Gjatë fazës së porsalindurit është natyrale që ju të qetësoni bebin dhe kjo duhet bërë si për ty si për foshnjen por sigurohu që i jep mundësi të vetqetësohet. Kjo nuk do të thotë lere bebin të bërtas apo qaj e derisa nuk kanë më fuqi të vazhdojnë.


Kjo do të thotë rehatoje bebin dhe lere të lumtur në orarin e vet duke i mësuar sit ë vetqetësohet. Sa më herët e nis këtë aq më i pavarur do bëhet fëmija në gjumë.


11. Rutina të ndryshme kur ndryshon ambiente.Probleme me gjumin e bebit

Nëse bebi kalon kohë me ju dhe më pas shkon në shtëpinë e partnerit apo gjyshit gjatë ditës kur jeni në punë atëherë ju duhet të siguroheni se që të gjithë të ndjekin të njëjtat orare dhe rutina. Kjo do të parandalojë që bëbi të konfuzohet dhe të ketë luhatje me gjumin gjatë tranzicionit. Çelsi është rutina.


12. Ju nuk i përgjigjeni shqetësimit të bebit direkt.Probleme me gjumin e bebit

Ndërkohë që nuk doni të nxitoni e ti ndërroni pampersin, veshjet, apo çarçafët sa herë dëgjoni një zhurmë, ka momente ku ju duhet ti kontrolloni për arsyen e shqetësimit që po shfaq. Zgjidhja parehatinë dhe kjo do ndihmojë që foshnja ti ktheht gjumit.


Sapo zbuloni se diçka shkakton parehati te foshnja, gjeni mënyra për ta anashkaluar në të ardhmen. Çdo fëmijë është ndryshe.


13. Koordinimi i keq mes vakteve të ushqimit dhe orarit të gjumit.

Probleme me gjumin e bebit


Nëse ka diçka të thjeshtë që ju mund të bëni për të ndihmuar bebin në zakone të mira gjumi është të mirëkordinoni vaktet e ushqimit dhe periudhen e dremitjes në drekë apo gjumit të natës. Foshnjeve i flihet direkt sapo i mbushet barku prandaj është më lehtë të flenë sapo kanë ngrënë.


14. Mendoni se sa më vonë të flej aq më vonë do zgjohet në mëngjes.

Pra ti do ta mbash bebin zgjuar që të flesh pak në mëngjes nesër ? E di se çfarë? Kjo gjë nuk funksionon derisa ata të jenë adoleshentë! Disa prindër gabimisht mendojnë se duke i mbajtur më shumë zgjuar ata do flenë më shumë në mëngjes. Ky nuk është realitet për foshnjet dhe të kthehet kundra nëse bebi është mësuar me orar tjetër e ti po ja ndryshon. Ata do të zgjohen rreth së njëjtës orë, por do të jenë më të acaruar se zakonisht sepse skanë fjetur mjaftueshëm.

15. Nuk kuptoni sesa gjumë i nevojitet në bazë të moshës.

Disa prindër shqetësohen se foshnjet e tyre po flenë shumë pak ose më tepër seç duhet por ata nuk e kanë idenë se sa duhet të flejë një foshnje në varësi të grupit të moshës. Ju mund të konsultoheni me pediatrin për këtë temë por gjithashtu duhet të bëni disa kërkime. Por mos harro çdo foshnje është ndryshe prandaj nëse bebi juaj ka disa ndryshime nga rregullat është normale.


16. Errësira dhe zhurma

Probleme me gjumin e bebit

Disa prindër përpiqen të kenë qetësi absolute dhe errësirë sa herë foshnja fle. Po a e di se çfarë? Kjo nuk është ideale dhe do ti mësoj bebit se sa herë dëgjon një zhurmë apo sheh dritë është koha për tu zgjuar. Mësoji pak me zhurmë.


17. Hiqni dorë përpara se foshnja të ketë pasur kohë të mësohet me rutinën e re.

A keni dëgjuar se shumica e njerëzve heqin dorë sapo i janë afruar objektivit? Ky koncept aplikohet kur ju po e mësoni foshnjen të flej mirë kjo do kohë dhe mos hiq dorë.


18. I ndërroni krevatet shumë më shpejtë sesa bebi është gati.

Probleme me gjumin e bebit


Shumë prindër mezi presin për zhvillimet e mëdha dhe tranzicioni në krevat është një prej tyre. Në shumë raste prindërit duan që fëmijën ta lëvizin në një krevat më të madh sepse krevati i bebit duhet të përdoret për një bebe tjetër tashmë. Por shpërblimi që do të merrni për këtë është thjeshtë konfuzion, dhe stres nëse i vogli juaj nuk e ndjen vetën gati për tranzicionin. Prit derisa bebi është afro 2 vjeç për ta larguar nga krevati i bebit. Mos u nxito!


19. E çoni te krevati pa e lajmëruar.

Shumica e fëmijëve nuk i pëgjigjen mirë ndryshimit pa lajmërim. Sado gati që mund të ndiheni ju se fëmija është për të kaluar në krevatin e të rriturit , fëmija ka nevojë për kohë për ta pranuar këtë ndryshim pse po ndodh. Fillo duke e disktuuar sesa është rritur ai , sa emocionuese por gjë e bukur është të kesh një krevat të madh për të tjetur që të jep më shumë liri. Kur e shikoni se mund të jetë gati prezantoni krevatin e ri.

20. I dëgjon të tjerët dhe dyshon tek instikti yt.

Shumica e prindërve janë të kordinuar me foshnjet e tyre dhe mund të dinë se çfarë ka fëmija i tyre brënda pak minutave. Por fatkeqsisht prindërit e rinj prezumojnë se të tjerët me më shumë eksperiencë dinë më mirë. Edhe prindërit me shumë eksperiencë shpesh herë vëjnë në dyshim instiktin e tyre. Kjo ndodh sepse dëgjojnë nga të tjërët se çfarë funksionon për bebin e tyre.


Me kalimin e kohës kupton që institkti nuk gabon dhe fillon dhe gjen burime të besueshme mes turmave. Megjithatë mund ti shpëtosh pak kohë vetes tani duke vlerësuar instiktin tënd. Kjo nuk do të thotë mos kërko këshilla te miqtë por thjesht ki besim dhe dëgjo instiktin dhe edukoje veten.

83 views0 comments

Recent Posts

See All

Regresioni në moshën 18 muajsh.

Regresioni i gjumit te fëmijët Regresioni i gjumit te fëmijët e vegjël eshte normal. Këta njerëz të vegjël që janë aq të paqëndrueshëm nën moshën 3 vjeçare dhe kanë fjalën e tyre të preferuar “JO” jan

Comments


bottom of page