top of page

Si të përgatisim domatet e thata në vaj ulliri:

Updated: Mar 17, 2021

Si të përgatisim domatet e thata në vaj ulliri:


Sasinë e domateve që duam të përgatisim, e përcaktojmë vetë!

Tani është koha më e mirë për të blerë domatet, jo vetëm prej çmimit por edhe prej cilësisë! Që të shijoni disa prej tyre edhe gjatë dimrit, thajini dhe ruajini në vaj. Mjafton t’i lani, t’i spërkasni me kripë të trashë dhe t’i vendosni mbi sipërfaqe druri, për t’i ekspozuar në diell. I mbuloni me një napë në mënyrë që t’i ruani nga papastërtitë që mund t’ju vijnë, në ambient të hapur. Qëndrojnë ashtu për pesë ditë. Mund të themi se janë gati kur nuk kanë më lëng. Në një enë, përziejmë vaj ulliri me pak uthull, piper të zi kokërr, pak dafinë dhe fare pak kripë. Në disa enë qelqi fusim domatet e thata dhe i shtojmë secilës nga masa e vajit. I mbyllim mirë dhe i lëmë enët përmbysë përgjatë natës. I hapim atëherë kur duam t’i përdorim.




150 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese supen magjerice do ta gatuajme diten e Shtune sipas zakonit te fest

Commentaires


bottom of page