Si të përgatisni djathin e dhisë vetë në shtëpi.
Pak më i fortë dhe me një shije ndryshe, djathi i dhisë është një nga produktet e bulmetit që shijohet nga kushdo.
Edhe pse përgatitet me të njëjtat metoda si djathi i lopës apo ai i deles, djathi i dhisë ka sasi të tjera në lidhje me vlerat ushqyese.
Një nga vlerat më të mëdha është pikërisht acidi yndyror që ky djathë përmban, i cili luan rol kryesor në rënien nga pesha.
Duke qenë se është më i lehtë për t’u tretur sesa djathi i lopës apo ai i deles, ky djathë është perfekt për të gjithë ata që janë intolerantë ndaj laktozës.
Përbërësit
1 litër me qumësht dhie
4-5 lugë gjelle me lëng limoni
Përgatitja
Sigurisht që djathin e dhisë mund ta përgatisni edhe me mullëz, por AgroWeb.org ju tregon një mënyrë të thjeshtë të përgatitjes.
Në nje tenxhere vendosni për të zier qumështin e freskët të pa pasterizuar të dhisë.
Pasi të ketë valuar hiqeni na zjarri dhe shtoni aty sasinë e këshilluar në recetë për lëngun e limonit.
Nëse dëshironi mund ta zëvendësoni lëngun e limonit edhe me uthull molle apo rrushi të bardhë.
Përzjejeni me një garuzhde apo lugë druri disa herë, kështu do të përshpejtoni përthithjen e limonit.
Vendoseni në zjarr të ngadaltë dhe lëreni të valojë derisa të shihni që qumështi është prerë.
Kullojeni qumështin në një copë nape, dhe hirrën e mbetur mund ta përdorni për të përgatitur shëllirën e djathit.
Napën mblidheni mirë dhe lëreni të kullojë plotësisht.
Një proces i tillë do të kërkojë rreth 3-4 orë.
Pasi të ketë kulluar i gjithë uji, djathi do të jetë gati.
Duke qenë se ky djathë nuk përmban kripë është ideal edhe për fëmijët apo për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.
Kështu ruhet edhe shija e plotë dhe unike e djathit të shëndetshëm të dhisë.
Megjithatë nëse preferoni recetës mund t’i shtoni edhe kripë në momentin që shtoni lëngun e limonit, 1 lugë gjelle për 1 litër qumësht.
Comments