Souffle me çokollatë (Chocolate Fondant Soufflé)
Perbersit:
35 gr gjalpë
35 gr miell
145 ml qumësht
90 gr çokollatë e zezë
1 lugë gjelle sheqer
2 e kuqe e vezës
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
4 të bardha të vezës.
Pergatitja:
Ndizni furrën në 190 °C. Lyeni me gjalpë një enë të vogël për souffle dhe rrethojeni me letër për pjekje.
Shkrini gjalpën në një tenxhere; shtoni miellini dhe gatuani për 1 minutë. Shtoni qumëshit dhe çokollatën deri sa të shkrihet, rreth 5 minuta. Lejoni masën të ftohet, pastaj shtoni sheqerin, të kuqet e vezës dhe ekstraktin e vaniljes.
Rrihni të bardhat e vezës deri sa të trashen; shtoni tek masa e çokollatës dhe përzini lehtazi që të masa të mos çfryhet. Hidhni tek ena e përgaditur.
Piqni në furrën e parangrohur deri sa të fryhet, rreth 35 minuta.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!


Comments