top of page

Tips: Këshillat e Kuzhinës per pjekje te ndryshme te mshrave:

Updated: Jan 19, 2023

Tips: Këshillat e Kuzhinës per pjekje te ndryshme te mshrave:


Këshillat e Kuzhinës:Kur pjekim mishin e shpendëve është më mirë të përdorim termometër, sepse është e rëndësishme të piqet në temperaturë prej 165°C. Nëse piqet në një temperaturë më të lartë, mishi do të jetë i thatë.Lëvoren kërcitëse të mishit e fitojmë nëse para pjekjes e thajmë mishin me peshqir.Nëse përgatisim një pulë të tërë, ajo do të jetë më e lëngshme nëse brenda saj vëmë pak limon, hudhër dhe erëza bimore që garantojnë shije më të lëngshme.Kur e pjekim pulën në copa, është më mirë ta mos e presim menjëherë, por ta lëmë të rrijë disa minuta. Ashtu do të jetë më e lëngshme. dhe temperatura brenda ne pul duhet te jet ne pergjithesi tek. (Shpendët - 82-85 Celsius),,


Temeratura qe te jet brenda ne pjekjet te ndryshme me termometer profesional Kuzhine,,


Fileto viçi Temeratura e pjekjes.

35-42 Celsius (rare)

45-48 Celsius (medium rare)

48-52 Celsius (medium)

55-58 Celsius (medium well).

60-68 Celsius (well done).

1. Qengji - 80 Celsius

2. viçi - 75 Celsius

3. derri - 85 Celsius

4. Shpendët - 82-85 Celsius


Shkrirja e mishit të ngrirë të shpendëve në mënyrë të sigurt

Asnjëherë mos e shkrini mishin e shpendëve në stolin e kuzhinës! Mënyra e vetme e duhur e shkrirjes është shkrirja në frigorifer. Kjo nuk është shumë praktike për amviset kur duhet në momentin e fundit të përgatisinushqim, sepse kjo kërkon që paraprakisht të planifikohet kohae nevojshme për shkrirjen e mishit. Nëse megjithatë nuk kemi kohë të mjaftueshme, mënyra më e mirë është shkrirja në ujë. Për shembull, nevojiten që rreth 2 orëshparaprakisht e gjithë pula ta mbytemi në ujë, i ciliduhet të paktën 2 herë të zëvendësohet. Mesatarisht nevojiten 24 orë në frigorifer për t’ushkrirë një masë prej 1.80 kg të mishit të pulës. Një pulë të tërë mundet që 2 ditë para përgatitjesta nxjerrim nga frigoriferi, ndërsa mishi pa eshtra është e mjaftueshme që të nxirret natën emëparshme. Pasi e kemi nxjerrë mishin nga frigoriferi, nuk e mbajmëgjithë pulënmë gjatë se dy ditë në frigorifer, ndërsa pjesët e tija një ditë.

Nëse në mënyrë të drejtë e paketojmëdhe e ngrijmë mishin e shpendëve, ai do tambajëcilësinë e lartë në frigoriferin e shtëpisë deri në 1 vit.


Veprimi i sigurt me mishin e shpendëve

Mishi i shpendëve, si çdo mish tjetër që është i gjallë ose i gatuar pamjaftueshme, mund të përmbajë baktere të caktuara që mund të shkaktojnë sëmundje të caktuara. Prandaj është shumë e rëndësishme të kufizohet aftësia e baktereve të shumëfishimit ose është më mirë që ato tërësisht të shkatërrohen. Është më e rëndësishme që të dihet se të gjitha bakteret shumohen në temperaturën e dhomës – në temperaturë prej 4,5°C deri në 60°C, në të cilën mund të shumohen brenda një ore. Është e rëndësishme të theksohet se me ftohje bakteret nuk shkatërrohen dhe e vetmja mënyrë për të eliminuar të gjitha patogjenet në mish është që ai të zihet tërësisht në një temperaturë prej 82°C.


Problemi i dytë me të cilin ballafaqohemi në amvisëri është kontaminimi bartës. Deri te kontaminimi bartës vjen kur mish i gjallë i shpendëve - ose madje vetëm lëngjet e tija - vijnë në kontakt me cilindo produkt tjetër ushqimor, e sidomos me ushqim që tashmë është i zier ose me ushqim që do të hahet i papërpunuar, siç janë sallatat e perimeve. Deri ajo vjen kur mishi i gjallë prehet në sipërfaqen në të cilën pastaj vihen erëzat e tjera, e para asaj bordi nuk lahet tërësisht. Prandaj duhet të kujdesemi për higjienën e sipërfaqes së punës.


Mishi i freskët dhe i ngrirë nga shpendët

Mishin e shpendëve mund ta blejmë të freskët ose të ngrirë. Nëse blejmë mish në etiketën e të cilit shkruan "i freskët” kjo do të thotë se ai asnjëherë nuk ka qenë i ekspozuar në temperaturë më të ulët se -2°C. Mishi i cili ka shenjën "i ngrirë” ose "paraprakisht i ngrirë” do të thotë se ka qenë i ekspozuar në temperaturë nën -18°C.

Mishi i freskët nuk guxon të ruhet në frigorifer më shumë se dy ditë, kurse mishi i zier më gjatë se 3 ditë, sepse ekziston rreziku të kalbet. Në frigorifer (≤ 4°C) mishi i shpendëve mund të mbahet prej 1-3 ditë, mish i bluar i pulës ose i gjeldetit më shumë 1 ditë, ndërsa nëse ruhet më gjatë ai duhet të ngrihet. Në frigorifer (≤ -18°C) mishi i shpendëve rekomandohet që të mbahet deri në 12 muaj (në qese plastike), ndërsa mishi i bluar 2-3 muaj. Prandaj është më mirë në anën e pasme të ambalazhit të shkruhet data e ngrirjes.



Recent Posts

See All
Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

 
 
 

Comments


  • facebook
bottom of page