Bathë me mish në furrë:
Perberesit:
1200gr bathë
500 gr.tul mish viçi
2-3 qep normale
1 kuti me salcë domatesh
2-3 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
2-3 thelpinjë hudhra
pak rigon
disa gjethe borzilok
Pergatitja:
Prisni hollë qepën dhe hudhrat dhe vendosini të kavërdisen me vajin e ullirit, shtoni dhe mishin e prer në copëza të vogla dhe kavërdisni sëbashku. Shtoni krip,piper dhe rigon dhe vazhdoni kavërdisjen derisa qepa të jetë e butë, shtoni dhe salcën e domateve dhe lërini mbi zjarr akoma dhe pak që shija e domatet të zbutet.Ndërkohë qëroni bathët dhe shtojini te gjella së bashku me borzilokun e grirë. Shtoni ujë derisa gjella të mbulohet dhe gjithë masën trasferojeni në një tavë të thellë (prej balte). Vendoseni në furrën e nxehur më parë në 160°C për rreth 50-80 minuta derisa gjella të trashet dhe të bëhet e shijshme.Mund ta sherbeni me borzilok sipër dhe copa buke të thekur.
Comments