top of page

Disa keshilla:

Updated: Jan 18, 2021

Disa keshilla:


Nga eksperienca personale por edhe sipas disa studiuseve jane disa ushqime qe mund te konsumojme dhe


pas dates se skadences,por natyrisht duhet patur kujdes gjithmon, ne nje afat jo shume te larget.


Disa nga keto ushqime jane:


Kosi- Mund të konsumohet deri në gjashtë javë pas datës së skadencës. Në rast se shikoni myk, mjafton ta hiqni me lugë dhe të hani pjesën poshtë


Djath i stazhionuar- Nëse nis që të shfaq pak myk, hiqeni me thikë. Ndër të tjera ka djathëra si gorgonzola janë të përbërë me myk


Patatinat- Sasia e madhe e kripës që gjendet në to, bën që të rezistojnë gjatë.


Çokollata- Njësoj si te patatinat, por këtu është prania e madhe e sheqerit që garanton jetëgjatësinë e tyre.


Ketchup- Produkte të kësaj natyre mund të konsumohen edhe një vit pas datës së skadencës, nëse mbahen në vend të freskët, të thatë ose në frigorifer.


Veza- Për të kuptuar nëse është e mirë hidheni në një enë me ujë, nëse qëndron sipër do të thotë që ka baktere dhe gaz të akumuluar dhe kështu që hidheni poshtë. Nëse qëndron në fund, është ende e mirë.


Buka- Ndonëse mund të jetë disi e thatë, mund të ngrohet në furrë. E rëndësishme është që të mos ketë myk.


Oriz- Mund të zgjasë me muaj, madje edhe me vite pas datës së skadencës.



29 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentários


bottom of page