top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Disa keshilla praktike per Kuzhinen:

Updated: Jan 18, 2021

Disa keshilla praktike per Kuzhinen:

1. Nëse doni ta mbani kafenë të freskët dhe me aromë, atëherë mund ta ruani në frigorifer.


2. Nëse ju nevojitet verë që të shuani gatimin, por nuk ju gjendet në shtëpi, ja se si mund të veproni: merrni 1 gotë uthull të bardhë dhe përziejeni me 2 lugë sheqer.


3. Nëse keni hedhur në gjellë apo në salcë më tepër piper se sa duhet, atëherë shtoni 1–2 lugë kos para se ta shërbeni.

4. Nëse doni që bërxollat të përgatiten më të buta, marinojini rreth 1 orë në uthull, ose mbulojini me feta kivi para se t’i skuqni.

5. Nëse dëshironi të shmangni erën e rëndë të lulelakrës gjatë zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres një copë pambuk të zhytur më parë në uthull.

6. Që t’i largoni më lehtë insektet nga perimet, hidhni pak sodë ose uthull në ujin që i lani.

7. Perimet e vyshkura gjallërohen, nëse i vendosni për disa orë në frigorifer të mbuluara me pecetë të lagur.

8. Mund t’i ruani limonët të freskët, nëse i vendosni në frigorifer në një vazo me ujë të mbyllur me kapak.

9. Që të kuptoni nëse fasulet janë bajate, bëni këtë provë: kafshojini dhe shikoni nëse mbetet në to shenja e dhëmbëve. Nëse nuk mbetet shenjë, atëherë fasulet janë bajate.

10. Fasulet që dalin në sipërfaqe gjatë zierjes, janë të krimbura ose të prishura. Merrini me një lugë dhe hidhini poshtë.

11. Që orizi të mos ngjitet gjatë zierjes, hidhni në tenxhere pak lëng limoni.


12. Tigani nuk ngjit nëse e nxehni pak, para se të hidhni vajin.

13. Që të dalloni nëse peshku është i freskët bëni këtë provë: mbajeni peshkun nga koka dhe ngrijeni vertikalisht me bishtin lart. Nëse peshku është i freskët, trupi nuk përthyhet por qëndron drejt. Gjithashtu, shikojini ngjyrën e syve, të cilat duhet të jenë të tejdukshëm dhe me shkëlqim. Bronket e peshkut të freskët nuk duhet të kenë gjak.


14. Nëse dëshironi lakra jo shumë të hidhura, ndërroni 2 herë ujin gjatë zierjes, ose, së bashku me to, zieni 2–3 kokrra patate.


15. Që të ruani ngjyrën e gjelbër të lakrave gjatë zierjes, kripeni ujin që në fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak.

16. Që peshqit të mos ju thërrmohen gjatë skuqjes, kripini, lyejini me lëng limoni dhe lërini në kullesë rreth gjysmë ore. Më pas, skuqini në vaj jo shumë të nxehtë.


Gjate zierjes se patateve të vjetra ,qe të mos krijohen njolla të zeza,u hidhet pak uthull.


për të pastruar makinen e mishit gjate grirjes se mishit me dhjame,grihen me pare 2--3 kokrra patate,pastaj lahet.


Trute para se të perpunohen duhet të vendosen për 1--2 orë ne uje të ftohte qe tu hiqet cipa.


Djathi shumë i kripur njomet me uje të zier por të ftohur.


Mos perdorni mjetet elektrike kur duart i keni të lagura, si dhe kur dyshoni se kane difekte teknike


Vezet e fresketa kur futen ne uje me kripe bien ne fund ndersa ato qe s\'jane të fresketa notojne.


Patatet e ziera qerohen me lehte nese pas zierjes hidhen ne uje të ftohte.


Mbas qerimit të patateve, karrotave, e perimeve të tjera duarve ju hiqen njollat nese lahen me lëng limoni ose limontos.


Kur ne friz ta fusim torten apo diqka qe mund të mar eren e asortimenteve ne friz duhet me vendos një filgjan me pak kafe.


për të shmangur eren jo të kendshme të lulelakres se zier, hidhni ne tenxhere një molle ose vendosni mbi kapakun e tenxheres një cope pambuk të zhytur ne uthull.


për të evituar sterkitjen me vaj të nxehte gjate skuqjes dhe të na ndote kuzhinen, është mirë qe të hedhim ne vaj pak kripe, para se të filloje të nxehet.



44 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page