Përbërësit për 4 persona: 600gr kërpudha,
1-2 kungulleshka mesatare,
150gr pacetë të ëmbël, (beikon ose proshuto ose sallamra te ndryshme vini fantazin tuaj) 70gr parmexhan e grir, (djathra te ndryshem kackavall ose dhe feta eshte shum e mir, vini fantazin tuaj) 1 qepë,
1 thelb hudhër,
1 tufë majdanoz,
2-3 domate të thata,
70g gjalpë,
kripë, piper sipas dëshirës.
Përgatitja: Kërpudhat i pastrojmë me ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë të kullohen mbi një pecetë të thatë. I presim bishtat deri në fund dhe i grijmë në copa të vogla. Në një tigan me pak gjalpë vëmë të skuqet qepa e grirë hollë derisa të zbutet. Shtojmë copat e kërpudhave, pastaj pançetën dhe i skuqim përpak minuta. Shtojmë edhe kungulleshkën e prerë në kubikë dhe i skuqim të gjitha bashkë.I kriposim dhe piperosim. Kapelat e kërpudhave i skuqim me pak gjalpë nga të dy anët. Me masën e përgatitur mbushim kërpudhat i hedhim parmexhanen nga lart , dhe i rreshtojmë në një tavë. I vëmë të piqen në furrë me 180 gradë për 30 minuta. Shoqërohen me krem beshamel, në të cilin kemi miksuar edhe 2–3 domate të thata. Ju befte mir,,,!!! Ka dhe mbushje te tjera ju vini fantazin tuaj si e kam permendur dhe me larte.,,,!!!!
Comments