top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Koçkulla.

Updated: Dec 7, 2020

Koçkulla.

Konsiderohet bima me nivelin më të lartë të përmbajtjes së proteinave. Së fundmi, interesi për kultivimin e saj është rritur, por ende ka shumë pak informacion mbi vlerat ushqyese të kësaj bishtajoreje.

Është një nga legumet apo bishtajoret më të lashta që njerëzimi ka në kujtesën e tij. Dokumentimi i parë i tyre vjen nga Babilonia e lashtë, më shumë se 4 000 vite më parë. Prodhimi i saj ka qenë i përhapur masivisht në brigjet e Mesdheut.


Në Shqipëri, përgjithësisht Koçkulla është kultivuar në zonat jugore si Korça, Berati apo Gjirokastra dhe është përdorur nga amvisat për supa të shijshme apo byrekë.

Koçkullat çmohen më së shumti për shijen e tyre të butë por edhe njihen si bishtajat “trime”. Ato janë në gjendje të rriten në të gjitha tipet e tokës, edhe në kushtet më të vështira. Janë rezistente ndaj thatësirës dhe sëmundjeve të bimëve. Nuk kërkojnë asnjë kujdes të veçantë.


Në Itali, janë kultivuar rreth 20 lloje të Koçkullës në rajonet e qendrës dhe jugut, por me kalimin e kohës prodhimi i tyre gradualisht u ul, pothuajse u zhduk.

Vlerat e Koçkullave vijnë pikërisht nga përbërësit e saj ushqyes. Koçkullat janë shumë të pasura me proteina dhe niseshte. Proteinat kanë vlera të larta organike dhe pothuajse nuk kanë aspak sheqerna, ndaj dhe niveli i glicemisë është ekstremisht i ulët.


Ajo përmban sasi të larta kalçiumi dhe fosfori, ashtu si edhe vitamina B dhe Polifenol, çka mundëson një aktivitet perfekt antioksidues. Rezultatet kanë treguar se Koçkulla është e pasur me acide yndyrore gjithashtu.

Koçkulla ka një numër të lartë avantazhesh në lidhje me vetitë e saj ushqyese, siç është jo vetëm niveli i lartë i proteinës, por edhe potenciali prodhues, toleranca ndaj lagështisë, kripës apo mbijetesës në thatësirë.


Farat e Koçkullës përfaqësojnë një burim potencial mbi shumë vlera ushqimore për njerëzit.

Plotësimi i kërkesave ushqimore për të ardhmen e popullatave kërkon rritjen e produktivitetit të legumeve, të cilat janë burimi kyç i proteinave, mineraleve, vitaminave, hekurit, zinkut, kalçiumit dhe magnezit, ashtu si edhe acidet yndyrore të Omega 3.

Kultivimi i legumeve apo bishtajave luan një rol të rëndësishëm në qendrueshmërinë e sistemit bujqësor, falë edhe nitrogjenit që çlirojnë në atmosferë.





224 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page