Për sa gjumë ka nevojë femijet sipas moshes.
Ndjenja e ditës dhe natës zhvillohet gradualisht...
Çdo fëmijë ka individualitetin e vet sa i takon ritmit të gjumit dhe ngrënjes poashtu edhe nevojave. Pikërisht të porsalindurit në javët e para nuk është e zhvilluar ndjenja e ditës dhe natës. Mundësia për të ndikuar në këtë ritëm është shumë e ultë.
Prindërit mund të mbështesin zhvillimin e fëmijës, por përcaktimi i parë i mbetet fëmijës. Disa të porsalindurkanë një shtytje të brendshme të fortë për rregullsinë. Këta fëmijë flejnë në mëngjes. Foshnjet tjera njoftojnë në kohë të ndryshmen, me muaj, për urinë dhe nevojën e gjumit, si ditën ashtu edhe natën. Ata kanë nevojë për mbështetjen e prindërve për të ardhur në rregullsi apo një ritëm të pranueshëm për tërë familjen.
Ka rëndësi rutina e vazhdueshme, dita e qetë me të ushqyerit e rregulltë, koha e rregulltë e gjumit dhe aktivitetet tjera si p.sh. shetitjet apo ritualet tjera. Rregulli periodik i larjes, ngrënjes, tregimet për natën e mirë, apo kënga qetësuese e gjumit ndikon në qetësim. Ju lutem kini kujdes që edhe rezervat tuaja të energjisë të jenë të plota, të keni të ushqyer të balansuar, të pini mjaft lëngje dhe gjatë ditës të keni pushim të mjaftueshëm.
Në javët e para të jetës
Në javët e para të jetës, duket se foshnja Juaj gati tërë ditën fle, realisht janë rreth 18 orë në ditë, të shumtën me ndërprerje 4 orëshe, që është faza e zgjimit ndëprehet për pirje, ndërrim të pelenës dhe ledhatime.
Në 4 deri në 6 muajt e parë
Gjatë 4 deri në 6 muajt e parë, foshnja mëson ndryshimin për ditën dhe natën. Ritmi për ciklin ditë-natë nuk është i lindur, por ora e brendshme rregullohet pas lindjes dhe drejtohet sipas zhvillimeve në familje. Me kalimin e kohës nga periudha të shpeshta të gjumit të shkurtër, kthehen në perioda të gjata të gjumit. Poashtu edhe periudhat e zgjimit zgjaten gradualisht.
Me 6 deri në 12 muaj
Me 6 deri në 12 muaj, shumica e fëmijëve fle gjatë natës për rreth 11 orë ndërsa gjatë ditës dhe 2-herë nga 1-1,5 orë. Nuk do të duhej të zgjas gjatë ditës më shumë fjetja e shkurtër sepse fëmija Juaj do të ketë probleme me gjumin e natës.
Disa prindër pa dëshirë e zgjojnë foshnjen që ta ushqejnë, sepse mendojnë se trupi i tyre ka nevojë për gjumë. Por, për një ritëm të shëndoshë të cilin nuk duhet ta rrezikojnë, gjatë gjumit të zgjatur ditën- të zgjohen me butësi. Më mirë është që foshnja gjatë ditës të bëj zhurmë se sa natën, të kërkojë argëtim e bisedim me juve, pasiqë është i ngopur me gjumë. Shfrytëzoni fazën e zgjimit gjatë ditës në të cilën Ju do të merreni me të intensivisht. Faza më e gjatë e zgjimit me 4 deri 5 orë do të duhej të jetë para se të shkojë natën në shtrat. Kjo gjithashtu kontribuon në nxitjen e gjumit dhe gjatësinë e tij.
Në moshën 2 vjeçare
Në moshën 2 vjeçare, fëmijët kanë nevojë për rreth 13 orë gjumë në ditë. Prej tyre duhet të jenë 11 orë natën, kështu tepron edhe koha e gjumit gjatë mesditës. Disa fillojnë si 10 muajsh me gjumin e shkurtër të drekës, të tjerët mund të vazhdojnë derisa bëhen 1,5 vjeç.
Në moshën 3 vjeçare
Sa më të rritur bëhen fëmijët, aq më pak ata kanë nevojë për të fjetur. Në moshën 3 vjeçare, fëmijët flejnë tashmë vetëm rreth 12 orë. Shumë nga ata mësohen të mos bëjnë fare një sy gjumë në drekë, të tjerët vazhdojnë me këtë gjumë deri në çerdhen e fëmijëve.
Të dhënat për grupmoshat e veçanta
Të dhënat në vijim për grupmoshat e veçanta janë vlerat mesatare, nevojat individuale për gjumë ndryshojnë nga një fëmijë te tjetri. Ndryshimet nga 1 deri në 2 orë plus ose minus nuk janë shkak për shqetësim. Madje disa fëmijëve ju bën shumë më mirë që flenë edhe më pak.
Mosha Për sa gjumë në ditë ka nevojë fëmija juaj (= 24 orë)
I porsalindur 16 deri në 20 orë
3 javë 16 deri në 18 orë
6 javësh 15 deri në 16 orë
4 muajsh 9 deri në 12 orë natën dhe 2 sy gjumë (secili nga 2 - 3 orë)
6 muajsh rreth 11 orë natën dhe 2 sy gjumë (secili nga 1-1,5 orë)
Comments