Patate të mbushura me proshutë.
Koha e pergatitjes: 15 Minuta.
Perberesit: Per 4 -5 persona.
4-5 patate,
170 gr proshutë të tymosur,
70 gr kërpudha,
3-4 tranguj turshi,
120 gr djath kackavall,
2 lugë majdanoz të grirë,
4 lugë gjalpë.
Pergatitja.
Pataten e paqëruar ziejeni në ujë me kripë. Pastaj qërojeni e në njërën anë gërryejeni duke formuar një gropë.
Në këto gropëza vendosni nga një lugë gjalpë. Proshutën, trangujt e kërpudhat grijini imët, përziejini e me to mbushini patatet e gërryera.
Sipër hidhjuni djath kaçkavall të grirë në rende dhe piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë derisa të marrin një ngjyrë të art.
Ju bëftë mirë!
Comments