top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Receta ushqimesh per bebe prej 6 deri ne 12 muaj!

KOHA E PERGATITJES 10 MINUTA.

Receta ushqimesh per bebe prej 6 deri ne 12 muaj! Ti ofroni fëmijës suaj një mënyrë të ushqyeri sa më të shëndetshme dhe të ekuilibruar, i jepni atij të gjitha shanset për t’u rritur në shëndet të plotë. Në fillim disa info/këshilla... deri ne 6 muaj bebes i mjafton vetëm qumshti i gjirit dhe duhet që foshnja të ushqehet vetem me qumësht gjiri ,në rast mungese me qumësht të pregaditur artificialisht. -kurse prej 6 muaj (ose mundet edhe prej 4 muaj) fillohet me ushqime tjera shtes. fillimisht femijët thjesht provojne ushqim dhe nuk duhet tu jepet shum deri sa të ngopen.Pra mendojeni ushqimin si plotësues dhe jo kryesor në përmbushjen e nevojave të foshnjes. Ai nuk duhet në asnjë mënyrë të zevendësojë qumshtin pasi ky i fundit mbetet ushqimi primar dhe kryesor edhe për 6 muajt e dytë të jetës. fillimi duhet te behet me sasi te vogla dhe ne oret e para te dites. 1-2 luge te vogla jane me se te mjaftueshme per ditet e para.Perdorni luge te vogel plastike pasi kjo eshte edhe me e bute per gojen e vogel pa dhembe! nuk ka rregulla te prera per ushqimin e pare. Llogjika qe ndjekim eshte qe ushqimi i pare duhet te jete nga ushqimet me hipoalergjike dhe me neutrale ne shije. Orizi eshte i tille dhe per kete arsye fillimi me miell orizi eshte mjaft i perhapur dhe i rekomanduar. Gjithashtu edhe banania eshte nje ushqim shume miqesor per aparatin tretes te foshnjeve. Shija e saj i afrohet shume qumeshtit te gjirit dhe kjo e ben ate shume te pelqyeshme per femijet.

-qumeshti i lopes nuk duhet te jepet para se i mbush 1 vjeç.Mjalti poashtu në mënyre kategorike nuk duhet dhënë foshnjeve nën moshën 1-vjecare.

-vetëm pse foshnja juaj nuk e pëlqen menjehere nje ushqim nuk do te thote qe nuk do ta pelqeje kurre. Prisni disa dite dhe provoni perseri. Mund t\'ju duhet ta provoni disa here derisa femija ta aprovoje nje ushqim.

-tregohuni te vemendshem ndaj sinjaleve qe ju jep femija. Nese ai nuk do me, kthen koken menjane, e mbyll gojen dhe e largon lugen, mos insistoni ta ushqeni me zor. Femijet hane kur jane te uritur dhe ndalojne kur jane te ngopur. Duke respektuar kete instikt mund ti ndihmoni te evitojne mbingrenien tani si dhe kur te jene te rritur.

-synoni qe ushqimin e foshnjes ta pergatisni vete. Merrni masat e sigurise dhe higjenes. Preferoni ushqime te pergatitura ne shtepi dhe jo te gatshme ne kavanoza! Fillimi i mbare eshte gjysma e punes!

-mbajeni mend, mos shtoni ushqimit të përgatitur, as kripë dhe as sheqer!

Receta ushqimesh per bebe prej 6 deri ne 12 muaj!

•ushqimin e ri çdoher ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Prej 6 muaj mund ti jepni këto ushqime: -drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb). -pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lëng molle, pjeshka). -perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, patate të ëmbla). Sasia: -3 deri në 9 lugë të mëdha me drithëra, në 2 deri në 3 ushqyerje. -1 lugë të madhe me pemë, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje. -1 lugë të madhe me perime, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

Mbas 8 muajsh mund ti jepni edhe: -sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç). -drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera). -pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla). -ushqim gishtërinjësh (copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën o me sasi të vogël të sheqerit). -sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza). -lëng pa citron (molla apo dardha). Sasia: -¼ gjer në 1/3 gotë bylmet (apo djathë). -¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur. -¼ gjer në ½ gotë pemë. -¼ gjer në ½ gotë perime. -1/8 gjer në ¼ gotë ushqim i pasur me proteina. -¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.

Prej 10 muaj-përvec atyre të permendura me lart mund të filloni edhe këto lloj ushqimesh ti jepni: -pemë të prera në kube apo në fije, apo të bëra pure. -perime të ziera butë, me madhësi kafshate (karrota, bizele). -ushqim i kombinuar (makarona me djathë, tavë). -proteina (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lëkurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza). Sasia: -1/3 gote bylmet (apo djathë). -¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur. -¼ gjer në ½ gotë pemë. -¼ gjer në ½ gotë perime. -1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të kombinuar. -1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të pasur me proteina. -¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.

650 views0 comments

Recent Posts

See All

Regresioni në moshën 18 muajsh.

Regresioni i gjumit te fëmijët Regresioni i gjumit te fëmijët e vegjël eshte normal. Këta njerëz të vegjël që janë aq të paqëndrueshëm...

Comments


bottom of page