Pergatitja: 30 minuta.
Rizoto me fruta deti.
Perberesit per 5-6 persona:
450 g oriz per rizoto
550 g vongole
550 g midhje
450 g kallamare
12 karkaleca
1 gote vere e bardhe
1 luge gjelle salce domatesh (koncentrat)
2 thelpi hudher
1 qepe
1 karote
1 dege selino
1 spec djeges
vaj, kripe
majdanoz i fresket
Pergatitja:
Kontrolloni vongolet dhe mbani vetem ato te mbyllurat, hiqni ato te thyerat. Verini ne uje te ftohte per disa ore. Shpelajini dhe verini ne nje tenxhere te madhe bashke me pak uje dhe pak vere.
Pastroni midhjet dhe verini ne nje tenxhere tjeter. Mbuloni tenxheren dhe ndizni zjarrin te larte.
Pastroni kallamaret nga te brendshmet dhe nga lekura. Lajini me kujdes dhe pritini rrathe-rrathe.
Pastroni midhjet dhe vongolet nga guackat (ruani disa me guacke per dekor). Kulloni lengun e zierjes.
Pritni imer karoten dhe selinone. Kaverdisini ne nje tigan me pak vaj ullirir, specin djeges dhe hudhren.
Shtoni kallamaret. Shuajeni me gjysmen e veres dhe gatuajeni derisa te zbuten.
Tiganisni per pak minuta karkalecat me shume pak vaj ulliri dhe shtojini tek kallamaret.
Grini imet qepen dhe zbuteni ne nje tenxhere me pak vaj ulliri. Kur te behet transparente, shtoni orizin dhe skuqeni pak per disa minuta, nderkohe qe e perzieni. Shuajeni me veren e mbetur dhe filloni te shtoni ujin ku ziete molusqet (midhjet dhe vongolet).
Lengun duhet ta hidhni pjese-pjese.
Pas 10 minutash shtoni koncentratin e domateve dhe perziejeni duke shtuar pak nga lengu i molusqeve.
Dy minuta para perfundimit te gatimit shtoni karkalecat dhe kallamaret.
Shtoni edhe molusqet pa guacka per te perfunduar pjaten.
Sherbejeni me majdanoz te fresket te grire imet dhe dekorojini pjatat me midhjet dhe vongolet me guacka qe ruajtet menjane.
Comments