Rizoto me luleshtylle dhe karkaleca:
Përbërësit:
550 gr oriz (glasse)
200 gr luleshtrydhe
350 gr karkaleca
1 gotë verë e bardhë
60-70 ml konjak
270ml pana
2300gr gjalpë
170 gr djathë Parmigiano Reggiano
1 kokerr te vogel qepë
kripë,piper
1e gjysem litra lëng perimesh ose ujë
Përgatitja:
Në një tigan të thellë hedhim gjalpin dhe qepën e grirë hollë. Pasi zverdhet pak, shtojmë karkalecat dhe luleshtrydhet. I kalojmë për disa minuta në zjarr të fortë dhe i shuajmë me konjak. Shtojmë orizin dhe e skuqim për pak minuta, e shuajmë me verë të bardhë dhe kur vera të avullojë, shtojmë lëngun e perimeve ose ujin, kripën e piperin sipas deshires. E lëmë të ziejë duke e përzierë herë pas here derisa të thithë ujin, por jo plotësisht. Shtojmë panën dhe djathin Parmigiano, i përziejmë për 2-3 minuta derisa të krijohet një masë homogjene dhe kremoze.
E gati per tu servirur,mund ta zbukurojme pjaten me luleshtylle sipas fantazise tuaj.
Comentarios