Rizoto me panxhar të kuq:
Përbërësit për 5 persona:
400g oriz Carnaroli
500g panxhar i freskët
4-5 lugë gjelle vaj ulliri “Extra Virgin”
1/5 kokërr qepë mesatare
1-2 degë selino
2 thelb hudhër
110g lëng limoni
1/2 litër lëng mishi
4-5 lugë gjelle gjalpë i freskët
6-7 lugë gjelle djathë Parmigiano Reggiano
pak kopër për zbukurim
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe pastaj, sipas radhës, qepën dhe selinonë e grirë dhe i kaurdisim derisa të zbuten. Më pas shtojmë thelbin e hudhrës dhe orizin.
Ulim flakën dhe e trazojmë ngadalë orizin që të skuqet në të gjitha anët. Shtojmë lëngun e limonit dhe e lëmë të avullojë. Më pas, shtojmë herë pas here nga një garuzhdë lëng mishi, pa e trazuar me orizin. Sapo të përthithet nga orizi, shtojmë të tjerat derisa të shterojë i gjithë lëngu.
E lëmë të ziejë në flakë mesatare, derisa masa të jetë bërë kremoze. Shtojmë pastaj panxharët, fillimisht të zierë veçmas dhe të bërë pure në një grirës. Trazojmë me lugë druri orizin derisa masa të jetë njëtrajtësuar dhe të ketë marrë ngjyrë të kuqe në vishnjë.
E heqim nga zjarri, shtojmë gjalpë dhe djathin Parmigiano Reggiano. E hedhim në pjata dhe e zbukurojmë me kopër të freskët. Shërbehet i ngrohtë.
Comments