Rizoto me shparguj, (ose asparagu).
Pergatitja: 15 minuta
Perberesit per 4-5 persona:
400 gr oriz per rizoto
550 gr shparguj te fresket
90 gr gjalpe
3 luge vaj ulliri
½ qepe
leng perimesh
djathe parmigiano reggiano i grire
Menyra e pergatitjes (hap pas hapi):
Pergatitja.
Si fillim ziejme per 10 minuta shpargujt ne uje me kripe. Nderkohe grijme qepen.
Pasi te jene ziere shpargujt, i ndajme vec majat, ndersa kembet ja presim ne rondele te vogla.
Shkrini 15 gr gjalpe ne nje tigan dhe kaverdisni ne te majat e shpargujve per 5 minuta qe te marrin shije.
Ne nje tenxhere shkrijme 30 gr gjalpe dhe 2 luge vaj ulliri dhe zbutim qepen. Me pas shtojme edhe orizin dhe e skuqim lehte.
Shtojme rondelet e shpargujve dhe me pas e njomim me dy garuzhde leng perimesh te nxehte.
Vazhdoni gatuani orizin aq sa e ka te nevojshme (zakonisht 15 minuta) duke i shtuar leng perimesh sa here qe orizi e perthith lengun.
Rregullojeni me kripe dhe me pas shtoni majat e shpargujve duke e perzier me kujdes.
Shtoni gjalpin e mbetur dhe djathin e grire. Perziejini me kujdes. Fikni zjarrin.
Mbulojeni me kapak dhe lereni te pushoje per 5 minuta para se ta sherbeni.
Comments