top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Supë me karrotë dhe portokalle.

Supë me karrotë dhe portokalle.

Përbërësit:

– 70 gr gjalpë

– 800 gr karrota të qëruara dhe të prera në feta të holla

– 2 qepë e madhe e prerë në feta të holla

– 2 thelpi hudhër e grirë

– 1 lt lëng i lehtë perimesh (në vend të tij mund të ëprdorim ujë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)

– 135 ml lëng i freskët portokalli

– 2 lugë gjelle nenexhik i grirë

– 60 ml krem qumështi (nëse dëshirojmë)

– kripë

– piper i bluar në moment

Si te gatuajme “Supë me karrotë dhe portokalle” – Receta gatimi për “Supë me karrotë dhe portokalle”. Për të gatuar supë me karrotë dhe portokalle veprojmë në këtë mënyrë: Zbusim qepët bashkë me karrotat dhe hudhrën në gjalpë në një tenxhere me kapak për rreth 12 minuta duke i përzierë herë pas here dhe pa i lënë të marrin ngjyrë. Shtojmë lëngun e perimeve dhe pak kripë. E gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 25 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të rrijë për disa minuta. E kalojmë supën në blender dhe pastaj në sitë të hollë. Shtojmë lëngun e portokallit bashkë me nenexhikun dhe e nxehim supën përsëri. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe e shërbejmë supën të spërkatur me krem qumështi dhe piper të bluar në moment.

Ju bëftë mirë

8 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page