Supë me karrotë dhe portokalle.
Përbërësit:
720 gr karrota të qëruara dhe të prera në feta të holla
130 ml lëng i freskët portokalli
1-2 qepë e madhe e prerë në feta të holla
2 thelpi hudhër e grirë
1 lt lëng i lehtë perimesh (në vend të tij mund të ëprdorim ujë por
rezultati s’do të jetë i njëjtë)
2 lugë gjelle nenexhik i grirë
50 gr gjalpë
50 ml krem qumështi (nëse dëshirojmë)
kripë, piper.
Pergatitja.
Për të gatuar supë me karrotë dhe portokalle veprojmë në këtë mënyrë: Zbusim qepët bashkë me karrotat dhe hudhrën në gjalpë në një tenxhere me kapak për rreth 12 minuta duke i përzierë herë pas here dhe pa i lënë të marrin ngjyrë. Shtojmë lëngun e perimeve dhe pak kripë. E gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 20 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të rrijë për disa minuta. E kalojmë supën në blender dhe pastaj në sitë të hollë. Shtojmë lëngun e portokallit bashkë me nenexhikun dhe e nxehim supën përsëri.
Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe e shërbejmë supën të spërkatur me krem qumështi dhe piper të bluar në moment.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
コメント