top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Supe krem bizele.

Koha e pergatitjes: 10 min

Gatimi: 20 min

Veshtiresia: e lehte

Tani ne pranvere kane kohen e tyre, prandaj menduam te realizonim nje pjate me kryefjale bizelet. Shoqeruar me buke te thekur, kthehet ne nje supe te parezishtueshme.

Perberesit per 4-5 persona:

300 gr bizele

200 gr patate

500 ml leng perimesh

1 qepe

vaj, kripe, piper


Pergatitja:

Grini qepen holle dhe hidheni ne nje tenxhere me pak vaj ulliri. Kaverdiseni ne zjarr te ulet per pak minuta, sa te tretet paksa.

Qeroni patatet dhe pritini ne kubike te vegjel. Shtojini ne tenxhere. Kaverdisini dhe lereni te gatuhen per pak minuta bashke me qepen.

Shtoni lengun e perimeve, perziejeni dhe lereni te zieje per 5 minuta.

Shtoni bizelet, mbulojeni me kapak dhe lereni te zieje per rreth 20 minuta.

Ne fund te gatimit rregullojeni me kripe.

Ne fund te gatimit, grijeni te gjithe supen ne mikser derisa te perfitoni nje mase kremoze.

Ndajeni neper pjata dhe sherbejeni me pak piper te sapobluar siper dhe nje fije vaj ulliri.

22 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page