top of page

Tavë me makarona e mish pule.

May 7, 2023
1 min read

Një recetë fantastike, përgatitet shumë lehtë dhe thjeshtë por ka një shije të mrekullueshme.

Makaronat e vogla, të njohura gjerësisht si manestra, apo kritharaqe, ose risoni, apo makarona në formë elbi pavarësisht emrit me të cilin i njohim ato shndërrohen në një ushqim të shijshëm e të shëndetshëm në çdo recetë gatimi.

Kjo recetë mund të përgatitet me lloje të ndryshme mishrash sipas preferencës, mund të përgatitet me mish qengji, mish viçi apo edhe mish pule.


Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 6-7 persona)

1 pul rreth 2kg, (ose viçi, qengji sipas preferencës)

500 gr makarona të vogla (manestra, kritharaki, risoni,)

2-3 kokrra qepë

2-3 karrota

4-5 kokrra domate

Vaj ulliri

Kripë

Piper të zi

Piper të kuq

1lug caje me erza te ndryshme, te thata (rigon, borzilok, trumeze,)

1lug gjelle me majdanoz te grire


Përgatitja

Si fillim presim pulen ne copa vendosni copat e pules në një tenxhere me vaj ulliri dhe më pas vendoseni në zjarr.


Kaurdisini nga të gjitha anët dhe më pas shtoni qepët e grira hollë.


Vijoni t’i kaurdisni bashkë dhe kur volumi i qepëve të bjerë shtoni karrotat e grira, e më pas domatet e grira dhe lërini derisa të mbeten me pak lëng.


Më pas shtoni 4-5 gota ujë, shtoni kripën dhe piperin e kuq e të zi dhe erzat, lërini të zjejnë përreth 15-20 minuta.


Hidhni makaronat e vogla në tavë. Vendosni copat e pules dhe mbulojeni tavën me lëngun e mishit, domateve dhe qepëve.


Nëse uji ka shteruar shumë shtoni edhe pak ujë, dhe majdanozin


Futeni tavën të piqet në furrë me 190 gradë përreth 25-35 minuta.


Recent Posts

See All
Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

 
 
 

1 Comment


Karios
2 days ago

Understanding the Process of Crypto Asset Recovery

Cryptocurrency can be lost in several different ways. Someone may forget how to access an old wallet, lose a device containing important information, or discover that digital assets were transferred without authorization. Since each situation has different causes, understanding the circumstances is usually more useful than immediately trying random recovery methods.

Recovering lost or stolen crypto assets can involve reviewing wallet information, checking blockchain transactions, and preserving records related to the incident. The available options depend on the type of loss and the evidence that remains.

Start With the Basic Facts

First, determine whether the cryptocurrency is still associated with the original wallet. If the balance remains visible but the wallet cannot be accessed,…

Like
  • facebook
bottom of page