Angjinare me vaj, majdanoz dhe hudhër.
Kjo eshte nje pajte klasike e kuzhines italiane, aq te dashur per te gjithe boten, jo vetem per ne shqiptaret. Kjo eshte nje menyre e thjeshte per t’i gatuar, por qe i jep nje shije te mrekullueshme kesaj perimeje. Ajo eshte nje shoqeruese shume e mire per pjatat e mishit, peshkut, vezeve dhe djathrave te ndryshem.
Koha e pergatitjes: 20 Minuta.
Perberesit: Per 4 me 5 persona.
9-10 angjinare
2-3 thelpi hudher
2 luge majdanoz i grire
4-5 luge vaj ulliri
leng perimesh
30 g gjalpe
kripe, piper
Pergatitja:
Si fillim duhet te pastroni angjinaret (shikoni videon duke klikuar ketu).
Ne nje tigan shtoni vaj ulliri dhe nje thelpi hudher. Pasi te kete marr ngjyre hudhra, e heqim nga vaji, me pas shtojme angjinaret.
shtojini kripe e piper dhe skuqini me zjarr te larte per 5 minuta.
Shtoni dy garushde leng perimesh, mbulojeni me kapak dhe lereni te gatuhet per 15 minuta.
Drejt fundit te gatimit shtoni gjalpin dhe majdanozin e grire dhe perziejeni mire.
Transferojini ne nje pjatance dhe sherbejini angjinaret me vaj, majdanoz dhe hudhër.
Commenti