Biftek perimesh:
Përbërësit:
½ kg patate,
120 gr spinaq të ngrirë,
130 gr, djathë kaçkavall,
3 kokrra vezë,
1/5 Karrotë ,
100-150gr Galete (Bukë e thatë e thërrmuar),
2-3 Lugë gjelle fara susami,
Kripë, Piper i zi.
Përgatitja:
Kjo antipastë rekomandohet jo vetëm për festa por edhe darka të veçanta, por edhe për t’i bërë fëmijët tuaj të hanë perime. Lajmë mirë patatet me gjithë lëkurë dhe i ziejmë për 20-25 minuta së bashku me karotën derisa të zbuten plotësisht. I kullojmë, i qërojmë dhe akoma të nxehta i shtypim me ndihmën e një piruni derisa të bëhet pure.
Ziejmë spinaqin për 3 minuta në ujë pa kripë. E shtrydhim më pas dhe e presim shume hollë. Eliminojmë ujin e mbetur dhe e vendosim në tigan për 2 minuta.
Në një enë të madhe bashkojmë purenë e patateve me spinaqin, karotën dhe shtojmë 1 kokërr vezë, djathin parmixhano te grirë, pak kripë, piper të zi dhe i përziejmë derisa të homogjenizohen.
Nëse përbërja rezulton e ujshme i shtojmë pak galetë (buke e thekur e copëzuar). Me brumin e përftuar formojmë sfera të vogla sa një arrë. I kalojmë në vezë të rrahur. Më pas në galetën e bashkuar me farat e susamit.
I skuqim kroketat në vaj shumë të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe i vendosim në një pjatë te shtruar me letër thithëse në mënyrë që të thithet vaji i tepërt. I shërbejmë të vendosura në gjethe sallate jeshile dhe i shoqërojmë me peshk ose me vezë të ziera.
Comments