top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Biftek perimesh:

Updated: Dec 14, 2020

Biftek perimesh:

Përbërësit: ½ kg patate, 120 gr spinaq të ngrirë, 130 gr, djathë kaçkavall, 3 kokrra vezë, 1/5 Karrotë , 100-150gr Galete (Bukë e thatë e thërrmuar), 2-3 Lugë gjelle fara susami, Kripë, Piper i zi. Përgatitja: Kjo antipastë rekomandohet jo vetëm për festa por edhe darka të veçanta, por edhe për t’i bërë fëmijët tuaj të hanë perime. Lajmë mirë patatet me gjithë lëkurë dhe i ziejmë për 20-25 minuta së bashku me karotën derisa të zbuten plotësisht. I kullojmë, i qërojmë dhe akoma të nxehta i shtypim me ndihmën e një piruni derisa të bëhet pure. Ziejmë spinaqin për 3 minuta në ujë pa kripë. E shtrydhim më pas dhe e presim shume hollë. Eliminojmë ujin e mbetur dhe e vendosim në tigan për 2 minuta. Në një enë të madhe bashkojmë purenë e patateve me spinaqin, karotën dhe shtojmë 1 kokërr vezë, djathin parmixhano te grirë, pak kripë, piper të zi dhe i përziejmë derisa të homogjenizohen. Nëse përbërja rezulton e ujshme i shtojmë pak galetë (buke e thekur e copëzuar). Me brumin e përftuar formojmë sfera të vogla sa një arrë. I kalojmë në vezë të rrahur. Më pas në galetën e bashkuar me farat e susamit. I skuqim kroketat në vaj shumë të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe i vendosim në një pjatë te shtruar me letër thithëse në mënyrë që të thithet vaji i tepërt. I shërbejmë të vendosura në gjethe sallate jeshile dhe i shoqërojmë me peshk ose me vezë të ziera.


Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!




65 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comentarios

No se pudieron cargar los comentarios
Parece que hubo un problema técnico. Intenta volver a conectarte o actualiza la página.
bottom of page