top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Birjam Peshkopie.

Updated: Apr 28, 2022

https://www.gastronomiashqiptare.com/ është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Birjam Peshkopie.

Birjami është një gatim i hershëm tradicional shqiptar, ku zona në të cilën përgatitja e tij është e kudo gjendur është Peshkopia.


Receta e tij është trashëguar brez pas brezi nga gjyshet dhe nënat e kësaj zone, të cilat në raste të veçanta gëzimesh familjare apo në tryeza miqsh e mysafirësh përgatisnin përherë këtë tavë fantastike në shenjë mikpritjeje.


Përgatitja e Birjamit është e thjeshtë dhe përbërësit e kësaj tave janë të pakët por të plotë. Mish qengji apo viçi, oriz, vaj ulliri dhe qepë të njoma.


Një shije fantastike sidomos tani në ditët e ftohta të dimrit. Birjami shoqërohet në mënyrë fantastike me turshi të ndryshme, speca me gjizë, sallata të stinës, djathra të ndryshëm etj.


Ju sugjeroj më poshtë recetën e Birjamit, të gatuar brez pas brezi në Peshkopi.


Përgatitja e Birjamit të Peshkopisë.

(Përbërësit e kësaj recete janë për 5–6 persona)Përbërësit


1 kg mish viçi ose qengji i ndarë në thela

4-5 qepë të njoma (vetëm pjesa e bardhë)

5-6 lugë gjelle vaj ulliri

2 filxhanë çaji me oriz

7 filxhanë çaji lëng mishi

Kripë, piper te zi sipas deshires

Nenexhik


Përgatitja

Si fillim kujdesemi që mishin ta thajmë nga lëngjet.

Më pas, në një tenxhere skuqim me pak vaj ulliri thelat e mishit nga të dyja anët, më pas hedhim kripë dhe ujë dhe e lëmë të zjejë.

Lëngu i mishit do të na duhet për gatimin e tavës.

Ndërkohë parangrohim furrën.

Grijmë hollë qepët dhe i vendosim në një tavë bashkë me vaj ulliri. I fusim në furrë dhe i kavërdisim herë pas here derisa volumi i tyre të bjerë dhe të zverdhen.

Më pas, shtohet orizi në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë tavën.

Shtohet lëngu i mishit (në raportin një filxhan çaji oriz me tre filxhan çaji me lëng mishi).

Vendosen thelat e mishit me rregull në të gjithë tavën dhe hidhet nenexhik i grirë hollë nëse është i freskët.

Futeni në furrë dhe piqeni derisa orizi të jetë bërë pilaf i shkrifët.

Serviret i ngrohtë dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me të gjitha zahiretë shqiptare.



92 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page