Bollgur me pulë.
Koha e pergatitjes: 15 Minuta.
Perberesit: Per 4 -5 persona.
600 ml ujë
250 gr mish pule
1 gotë bollgur
1-2qepë
1-2 karrota
2 spec
3 lugë majdanoz të grirë,
½ gotë vaj ulliri,
krip, piper, sipas deshires.
Pergatitja.
Perimet pritini në kube të vogla dhe fërgojini në vaj.
Shtoni edhe mishin e copëtuar të pulës dhe fërgojini edhe 10 minuta të tjerë.
Më pas shtoni edhe bollgurin, përziejeni dhe fërgojini të gjitha bashkë për pak minuta.
Shtoni majdanozin e grirë. Përzieni dhe kontrolloni shijen dhe shtoni sipas nevojës pak erëza.
Në fund shtoni ujin dhe gjellën ziejeni derisa të shterrojë të gjithë lëngun.
Ju bëftë mirë!
Kommentare