Qofte me mishe pule:
Përbërësit: Per 5-6 persona:
1kg mish te grire Pule
1 qepe te grire ne rende
1 karot te grire ne rende
1 specke te grire cdo lloj ngjyre qe ju ndodhet
2 veze
3 luge supe vaj ulliri
1/2 luge kafe me kripe
piper te zi, sipas deshires
1 luge supe mustarde
200gr buke te njomur ne uje
2-3 luge supe majdanoz te grire
2 luge supe kopre te grire
1 luge kafe me rigon
1 luge kafe me curry
Përgatitja:
Ne nje ene plastike bashkojme te gjithe perberesit duke i perzier mire me dore per 8-10 minuta qe te kemi nje mase homogjene. Vendosim brumin e qofteve per 2-3 ore ne frigorifer para pregatitjes. Formojmë qoftet sipas madhesise qe duam i vendosim ne nje tepsi te lyer pak me vaj dhe i pjekim ne furre ne teperature 170 - 180 grad, varen nga furri qe keni per 25-35 minuta gjithmon duke i kontrolluar pa hapur furrin, sa te marin ngjyren e floririt. ose ne zgar i pjekim eshte me e shihshme, per moua.
Zakonisht qoftet serviren te ngrohta me pure, pilaf, ose patate te skuqura, ose me patate ne furre, e tjera.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
コメント