top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Byrek me mish koke (Mesnik).

Byrek me mish koke (Mesnik).

Koha e pergatitjes: 20 Minuta.

Një ndër byrekët më të dashur për familjet shqiptare për t’u përgatitur është mesniku ose byreku me mishin e kokës së viçit. Përveçse i shijshëm është dhe shumë i shëndetshëm. Le të shohim si përgatitet:


Përbërësit:

750 gr miell

gjysmë koke viçi

4-5 qepë

pak vaj ulliri

kripë

piper

niseshte


Përgatitja

Zëmë brumin me pak ujë të vakët dhe e lëmë të pushojë. Ziejmë kokën e viçit dhe e ndajmë në copa të vogla. Në një tigan kaurdisim qepët, shtojmë copat e mishit për t’u dhënë shije, i rregullojmë me kripë e piper dhe fikim sobën.

Hapim petët të cilat i pjekim pak mbi sobë ose në furrën e sobës. Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim dy petët e para. I spërkasim me lëngun e mishit dhe vendosim një pjesë nga masa e përgatitur me mish dhe qepë.

Vazhdojmë kështu edhe me petët e tjera. Në fund e mbulojmë me një petë të pjekur dhe e vendosim të piqet në 180 gradë për 20 minuta.

112 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page