Përbërësit:
3 gota e gjysem miell
350 gr uje
1/5 kg spinaq
300 gr qep te njoma
100 gr majdanos
3 kokerr veze
250 gr djath te bardhe
2 filxhan caji vaj ulliri
krip dhe piper sipas deshires
Pergatitja;
Ne nje ene hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. (Zakonisht per 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit.)e perziejme derisa te formohet nje mase homogjene dhe brumi mos te jet shume i forte e leme per gjysem ore ose nje ore te mbuluar me nje pecet te lagur dhe pastaj e marim dhe e ndajme ne copa te vogla(kuleçë). Dhe marim cdo kulac dhe fillojme te hapim petat nje nga nje duke i sperkatur me niseshte qe ta kemi me te lehte per te hapur ose mund te hapni cdo kulac ne peta te vogla dhe te vendosi 3-5 cope siper njera tjetres dhe ti hapni si petat e zakonshme.
Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet qepa qe me pare e kemi skuqur lehte,majdanosin, kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet. pjekja këshillohet të bëhet në një temperaturë mesatare 180-200 grade, jo tepër të lartë.
Mund ta servirni me nje gote dhall ose me kos ose me salc kosi.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
Comments