top of page

Cezar Sallatë. Sipas menyres time.

Cezar Sallatë. Sipas menyres time.

Koha e pergatitjes: 10 Minuta.


Perberesit: Per 4 me 5 persona.

400gr sallatë romane (ose sallatë të gjelbër)

120gr djath parmixhano në feta të holla (ose djath të fortë kackavall)

2 feta bukë të bardhë

2 vezë të ziere për 3 minute në ujë me kripë

8 luge vaj ulliri

1 luge uthull molle

1 luge e vogel salce Worcestershire

lengun e 1/2 limoni

kripë,piper.


Pergatitja.

Pregatisim si fillim salcën me të cilën do të sperkatim sallaten duke vendosur në mikser vezen e zierë paraprakisht, lëngun e limonit, uthullën, salcen worcestershire, kripën, piperin, dhe i perziejmë të gjitha për pakë sekonda duke shtuar vajin e ullirit lugë pas luge derisa të formohet një salcë e ngjashme me majonezen.


Presim pjeset e bukës në kubik të vegjël dhe i skuqim më pak vaj ulliri të aromatizuar me hudhrat e shtypura. Lajmë sallaten romane (ose të gjelbër) dhe e thajm pak ca. E presim sallatën hollë (ose e ndajmë me duar), e vendosim në një enë qelqi, shtojmë siper kubiket e skuqur të bukës, fetat e holla të djathit parmixhano dhe sipër tyre salcen e pregatitur.

Shenim.

Receta e paraqitur me sipër, është receta e pergatitur sipas menyres time e sallates Cezar. Për ta bërë akoma më të shijshme mund ti shtoni file pule të pjekura paraprakisht dhe të prera në shirita, feta pancete krokante, apo karkaleca të pjekur në zgarë.

5 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentários


bottom of page