Chevre Salat: Djathe i bardh dhie. Koha e pergatitjes:10 Minuta.
Perberesit: Per 4-5persona. 300-400gr Chevre djathe, Djathe i bardh dhie,
300-400gr sallat jeshile te tipit qe deshironi ose dhe sallate mikse,
2-3 dardhe
10-12 domate qershi, te prera ne gjysem, cherry tomatini,
100-120gr lajthi ose arra te qeruara
2-3 luge krem aceto balsamik
8-10 luleshtrydhe.
Perbersit per salcën. 5-6 lugë. vaj ullir,i 3-4 lugë. Mjaltë, 1-2 lugë. Dijon mustard, 2-3 lugë. Uthull molle të bardhë ose verë, krip, piper, sipas deshires.
Pergatitja.
Lani sallatën dhe thajeni prisni dhe djathin ne feta dhe vendoseni ne furren e nxehur per 6-7 minuta
Pergatisni salcen duke bashkuarë te gjitha perbersit e salces, perzieni mire derisa te krijoni nje tip emulsioni dhe te gjithë perbersit te trasformohen në një salsë.
Kompozoni sallaten duke i shtuare domatet e prera ne mes,marinojeni me salsen e perftuarë dhe vendosni sipër djathin e dhisë te pjekur ne furre, dekoroheni sipas deshires tuaj.
Shenim.
E lashe me emrin e saj origjinale sepse keshtu njihet ne gjithe boten kjo sallate franceze.Teper e thjeshte per tu pergatitur dhe produkti kryesore eshte djathi i dhisë i cili sherbehet i nxehte ne sallate.Ne rajone te ndryshem te francës sherbehet me produkte te ndryshme dhe salsa qe e marinone sallaten ndryshon nga vendi ne vende.Unë sot po ju sjell versionin tim.
Shpresoj tju pelqejë.
Ju bëftë mirë.
Comments