top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Couscous me bizele, limon dhe mente.

Couscous me bizele, limon dhe mente.

KOHA E PERGATITJES 10 MINUTA.

Përbërësit:

270 g couscous,

420 g bizele,

1 limon,

50 g thana te thata,

1 thelp hudhër,

60 ml vaj ulliri,

1 lugë kripë,

disa gjethe mente dhe

520 ml ujë i ngrohtë.


Përgatitja:

Ziejmë bizelet për 10 minuta në ujë me kripë. I kullojmë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë që të ruajnë ngjyrën e gjelbër. Në tenxhere aromatizojmë vajin dhe pak gjalpë me një thelp hudhër dhe më pas e heqim. Shtojmë cous cousin dhe e kaurdisim pak, shtojmë thana te thata,dhe ujin e ngrohtë, fikim nxehtësinë dhe lëmë aty për 3-5 sipas kohës në paketim. Në tas, grijmë lëkurën e një limoni, shtojmë lëngun, vaj ulliri dhe gjethe mente. Të gjithë masën e couscous-it e hedhim në një tavë, shtojmë bizelet, dhe marinimin. E shkriftojmë me pirun dhe e shijojmë qoftë të ngrohtë por i ftohtë është akoma më i shijshëm pasi shijet bashkohen shumë mirë.

3 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page