top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Falafel.

Falafel.

Koha e pergatitjes: 30 Minuta.

Perberesit: Per 4-5 persona.

400 gr qiqra të thata

2 thelpinj hudhre

2 qepë e njomë

2 lugë qimnon

2 tufë koriandër

1/2 tufë majdanoz

1 lugë sodë bikarbonë

kripë dhe piper i zi

vaj per skuqje


Pergatitja.

Qiqrat e thata vendosini në ujë me një lugë sodë buke për rreth 24 orë.

Shpëlani dhe kulloni mirë e pastaj vendosini në mikser bashkë me pjesën e bardhë të qepës, hudhrën dhe të gjitha erëzat e tjera.


Grijini shumë mirë derisa të përfitoni një brumë homogjen.


Me këtë përbërje formoni qofte të vogla, të cilat duhet t’i vendosni në një pjatë që të pushojnë në frigorifer për afro një orë.


Qoftet (falafelët) e përgatitur skuqini në vajin e nxehtë për 3-4 minuta secilën, derisa të marrin një ngjyrë të artë.


Vendosini në letër kuzhine, në mënyrë që të thithin vajin e tepërt.


Shërbejini të shoqëruara sipas dëshirës, me salcë tahini, me sallatë të gjelbër apo edhe me pite.

Kujdes: Nuk duhet në asnjë mënyrë të përdorni qiqrat e gatshme të konservuara për të përgatitur këtë pjatë.


Falafelet janë një pjate tipike e kuzhinës në Lindje të Mesme, të cilat zëvëndësojnë shumë mirë qoftet tradicionale me mish të bluar.


Ju bëftë mirë.



11 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page