top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Fasule në tavë.

Updated: Apr 28, 2022

https://www.gastronomiashqiptare.com/ është platformë online për dashamirët e kuzhinës dhe ushqimit të shijshëm. Çdo ditë, stafi jonë ju sjellë receta të reja nga Kuzhina Shqiptare dhe ajo e huaj, receta këto të cilat ju mund t’i përgatitni lehtë në ambientin tuaj shtëpiak.

Fasule në tavë.

Përbërësit

1 kg fasule pllaqi

2 qepë të vogla të grira në kubik të vegjel

2 -3 karrota të grira

4 luge gjelle majdanoz te grire

3-4 gjethë selinoje të fresket të grirë

200 gr salce domatesh

1 filxhan kafeje vaj ulliri

4 hudhër të grira

kripë

piper

1 gjethe dafine


Pergatitja.

Vendosim fasulet një nate perpara se ti gatuajme që të na zbuten


I kullojme, i shpelajme dhe në një tenxhere ziejme fasulet pllaqi (gjysem të ziera) në ujë me kripe për 30-40 minuta


Kullojme fasulet e ziera në një site dhe i leme menjë anë


Në një tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepën, karrotat,selinon për 3-4 minuta


Shtojmë hudhrën, salcen e domates dhe majdanozin, kripën dhe piperin. Shtojmë fasulet pllaqi që ziem me përpara dhe i kaverdisim dhe 3-4 minuta akoma.Shtojmë 3 filxhana caji me ujë të ngrohte dhe i leme të marrin një valë për 2-3 minuta


Vendosim fasulet pllaqi në një tepsi


Fusim tepsinë me pllaqitë në furre të parapregatitur në temperaturen 170 – 180 grade celsius për 30 – 40 minuta.




150 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Commentaires


bottom of page