Fasule Pllaqi në Furrë:
Pa dyshim fasulet mbeten ndër gjellët më të preferuara të shqiptarëve.
Sidomos tani të dimër, një pjatë e ngrohtë me fasule, e shoqëruar me më të mirat e zahireve shqiptare, pastërma apo turshi të ndryshme, do të kënaqte oreksin e kujtdo me shijen e saj të plotë.
Kjo tavë tipike e kuzhinës tradicionale shqiptare mund të jetë një alternativë shumë e mirë gatimi edhe për këto ditë festash.
Ky gatim special mund të serviret në tryezë edhe në formën e sallatës për të shoqëruar gatimet e tjera tradicionale siç janë mishrat e ndryshëm, byrekët etj
Më poshtë do gjeni recetën e përgatitjes së fasuleve pllaqi në furrë, një mënyrë fantastike për t’i shijuar me familjen në këto ditë të ftohta dimri.
Përgatitja e Fasuleve Pllaqi në Tavë
Përbërësit:
500 gr fasule pllaqi
2 qepë
400 gr pure domate
1 lugë çaji piper i kuq
3 karrota
5-6 thelpinj hudhra
Kripë dhe piper i zi
Piper pikant
1 lugë kafe sheqer
Rigon
Nenexhik
Majdanoz
Përgatitja:
Lajmë fasulet dhe i vendosim në tas, i mbulojmë me ujë dhe i lëmë gjithë natën të zbuten.
I shpëlajmë dhe pasi ti mbulojmë me ujë i vendosim për të zierë.
Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe pasi të shtojmë qepën e kacvardisim mirë derisa të zverdhet, shtojmë karrotën të prerë në feta, hushrat, purenë e domates dhe I përziejmë të gjitha së bashku. E lëmë qepën dhe domaten për të zierë 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe pipër të kuq apo pak spec pikant nëse dëshironi, nenexhik dhe rigon. Shtojmë dhe fasulet, jo të ziera plotësisht, një gotë e gjysmë lëng mishi dhe vendosim tavën në furrë, në temeraturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.
Comentarios