top of page

Filet pul deti me manestra: ( Kritharaki)

Filet pul deti me manestra: ( Kritharaki)

Perbersit: Per 6 persona

2 kg Filet pul deti

2 karota

3-4 fije seleri

100 gr xhinxher

1 kokerr qepe

1 finokio

erza te ndryshme ( trumza, rigon, rozmarin, dafin, )

krip,piper

500 gr manestra.


Perberesit per salcen:


2 luge supe gjalp

3 luge miell

1 luge mustarde

100gr pana, (ose qumeshte)

1 lt leng perimesh( e perfituar nga pergatitja e meposhtme)


Pergatitja:

Ne nje tepsi hedhim karrotat,selerin,xhinxher,qepe,finiokio te gjitha te prera ne nje madhesi

pak a shum te njejte...marim filetot e pules dhe i vendosim siper perimeve dhe pastaj hedhim erezat

e ndryshme sipasa deshires,krip,piper, vaj e i perziejme mire te gjitha se bashku. I hedhim uje

sa te mbulohet mishi dhe i vendosim tepsis kapakun dhe fusim ne furre(kur me pare e kemi ngrohur

furrin) ne temp.185 grade per rreth 1:30-2 ore.(nqs skeni tepsi me kapak kete proces mund ta kryeni ne nje tenxhere me kapak qe duron nxehtesine ne furr).

Mbasi e heqim nga furra ndajme mishin vec dhe kullojme qe te marim lengun nga tepsia per te pergatitur salcen.


Pergatitja e salces:


Ne nje tenxhere te vogel hedhim gjalpe da fillon te shkrihet hedhim miellin avash avash e trazojme me tel kuzhine qe mos te na formoje kokriza dhe pastaj hedhin pana, (ose qumeshte) dhe lengun po te njejtin veprim kryejme sa te kemi hedhur te gjith litrin duke trazuar gjithmon me telin e kuzhines hedhim dhe mustarden, dhe salca eshte gati.

Pergatitja per manestren ose (kritharakin)

Ne nje tenxhere hedhim uje, krip, (ose vegeta per shije 1 pule,1 me perim, sipas deshires) per te zjer manestren ose (kritharakin) eshte e njejte proceste si zjejme makaronat, i zjejme altente.

Ju behfte mir:

1 view0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese supen magjerice do ta gatuajme diten e Shtune sipas zakonit te fest

コメント


bottom of page