Fileto viçi me argjinare:
Perberesit:
4 fileto viçi
500 gr argjinare
pak kripë dhe pieper të zi
2 thelpinjë hurdhëra
disa gjethe majdanozë
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
1 limonë
Pergatitja:
Pastroni argjinaret nga fletët e forta dhe nga pushi i brëndshëm.Pritini në thelpinjë dhe lërini në ujë me limonëqë mos oksidohen.
Nderkohë rrihni filetot sa më hollë ë mundeni dhe nëse ju zgjerohen shumë pritini në mes.Vendosni të nxehet tigani i gurit dhe shtoni në të filetot duke i pjekur për 2-3 minuta në çdo anë..Kriosni dhe ruajini mënjane tëmbeshtjella me letër alumini që te rrinë të ngrohtë.
Në të njëtin tigane shtoni pak vajë ulliri, hurdheras të shtypura me dorë dhe argjinaret.Kavardisni për disa minuta derisa të zbuten.Rregullojini me kripë piper të zi dhe majdanoz të grirë.
Kompozoni pjatën duke vendosur filetot e viçit të alternuara me argjinaret ndërmjet.Spërkatini përseri me piper të zi të bluar në moment dhe majdanoz të grirë.Shtoni dhe pak vaj ulliri sipër.
Sherbejeni te ngrohte.
Comments