Kjo recete eshte nje kontorno pjate shume e shijshme dhe e shpejte per t’u pergatitur. Ne receten origjinale pergatitet me beshamele siper, por ne kete rast e kemi sjell ne nje version me te lehte. Ne kete menyre eshte perfekte edhe per ata qe jane me diete.
Finok au gratin te pjekur ne furre.
Koha e pergatitjes: 20 Minuta.
Perberesit: Per 4 me 5 persona.
4 me 5 finoke
100 g therrime buke
40 g djathe parmigiano
4 luge vaj ulliri
bime aromatike (trumze, rigon, majdanoz)
kripe
Pergatitja:
Pastroni finoket, duke hequr shtresat e jashtme dhe gjethet jeshile.
Pritini holle me ndihmen e nje thike ne feta me pak se 5 milimetra te trasha.
Shpelajini me uje te bollshem dhe thajini me nje cope te paster per te hequr ujin e tepert.
Vendosini ne nje tas te madh dhe shtoni therrimet e bukes, djathin parmixhano te grire dhe erezat tuaja te preferuara. Shtoni vajin dhe kripen dhe perziejini.
Shtrojini finoket ne nje tave me leter furre. Kujdes mos i mbivendosni siper njera-tjetres. Hidhni persiper therrimet qe ju tepruan ne fund te tasit.
Futeni taven ne furren e parangrohur ne 200° per rreth 20 minuta (me mire nese 10 minuta poshte e mepas 10-15 lart ne funksionin grill).
Keshille dietike: Nese doni te keni nje recete edhe me te lehte, mund te hiqni djathin parmixhano nga perberesit.
Comments