top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Fritata me perime.

KOHA E PERGATITJES 20 MINUTA.

PËRBËRËSIT Për 4-6 Persona,

5-6 karota të holla

260 g bizele kokërr, të freskëta ose të ngrira

1 copë e madhe djathë i bardhë

4 qepë të njoma

6 kokrra vezë

550 ml pana për kuzhinë brokoli disa degë të vogla,

arrë moskat,

kripë e piper, sipas dëshirës,

pak gjalpë për të lyer tavën.


PËRGATITJA:


Ndezim furrën në temperaturën 180° C.


1. Në një tenxhere me ujë të valuar me kripë, ziejmë për 15 minuta bizelet. I kullojmë dhe i hedhim menjëherë në një tas me ujë e akull, që të mos humbin ngjyrën jeshile. Po kështu veprojmë edhe me brokolit.


2. Karotat e qëruara dhe të prera në kubikë, i hedhim në tenxheren me ujë të valuar ku kemi zier më parë bizelet dhe i lëmë të valojnë për 7-8 minuta.


3. Në një tas, rrahim vezët me rrahëse vezësh me dorë, shtojmë panën, djathin në thërrime, kripë, piper dhe arrë moskat sipas dëshirës dhe më pas i përziejmë me lugë druri.


4. Shpërndajmë në tavën e lyer me pak gjalpë, perimet e ziera dhe qepën të grirë në kubikë të vegjël, e më pas hedhim sipër përzierjen e vezëve me panën. E pjekim për rreth 30 minuta ose derisa të shohim që është mpiksur dhe ka marrë ngjyrë në sipërfaqe.

KOHA E PJEKJES RRETH 30 ME 40 MINUTA.

10 views0 comments

Recent Posts

See All

Комментарии


bottom of page