Frittata me salmon, patate dhe bizele.
Përbërësit:
600 gr patate të reja, të vogla
300 gr salmon i tymosur
7-8 vezë të mëdha, të rrahura
2-3 lugë gjelle kopër i grirë
130 gr bizele
kripë, piper
Pergatitja:
Për të gatuar frittata me salmon, patate dhe bizele veprojmë në këtë mënyrë: Presim patatet në feta dhe i gatuajmë në ujë me kripë për rreth 12 minuta ose deri sa të bëhen. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Copëtojmë salmonin me duar dhe e shtojmë te vezët e rrahura bashkë me bizelet, kripë dhe piper. Në fund shtojmë dhe patatet. Nxehim 3 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan, në zjarr të ulët, hedhim në të vezët, gatuajmë për rreth 13 minuta, i kthejmë me ndihmën e një pjate, gatuajmë për rreth 5 minuta të tjera dhe e shërbejmë frittatën të shoqëruar me sallatë sipas preferencës.
Commentaires