GJIZË E BËRË NË SHTËPI.
Gjiza është një produkt bulmeti shume i thjesht për tu realizuar ne shtëpi, dhe ne varësi te cilësisë dhe freskisë se qumështit, cilësia e saj mund te jete nga me superioret.
Përbërësit për rreth 200 gr gjizë
1l qumësht me yndyre te plote
2 luge uthull molle ose lëng limoni
Vendosim qumështin ne një tenxhere ne zjarr te ulet dhe e nxehim derisa te arrije temperaturën 80°C duke e kontrolluar me termometër gatimi, ose nëse nuk e keni mund te shikoni momentin kur ne sipërfaqe te qumështit krijohet një cipe e holle.
E përziejmë here pas here ne mënyrë qe temperatura te shpërndahet gjithandej njëlloj. E heqim nga zjarri dhe hedhim ne te 2 luge uthull ose lëng limoni duke e përzierë shpejt për 1 minute. Do te shohim ne këtë moment qe qumështi do te pritet, pra ne sipërfaqe do te dalin disa copëza te bardha te cilat do te ndahen nga lëngu i poshtëm. E mbulojmë tenxheren me një pecete te pastër dhe e leme te ftohet ne temperature ambienti.
Kur gjiza te jete ftohur, e mbledhim dhe e vendosim ne një pecete te pastër duke e lënë te kulloje lëngu për rreth gjysme ore. Nëse e doni gjizën te thate, e leme te kulloje edhe gjithë natën.
E përdorim menjëherë për gatimet tona, ose e ruajmë ne frigorifer për rreth 2 dite.
Këshillë: Nëse duam të aromatizojme gjizën, përpara se ta fusim ne frigorifer mund t’i shtojmë kripe, erëza te ndryshme te stinës, apo për një gjizë të ëmbël mund të shtojmë mjaltë, ose copëza çokollate të zezë.
留言