Perberesit:
1,2 kg lekura neranxe
1,6 kg sheqer
7 gota uje
2 limona
Pergatitja:
I lajme shume mire neraxat dhe i kruajme nga jashte (pjesen jeshile) ne rende. I mbajme te kruarat ne nje qeske ne ngrirje, per ti perdorur per arome ne embelsira te ndryshme.
Presim lekuren,sic presim portokallen kur e qerojme. Mbeshtjellim cdo fete rolo. I kalojme rolete ne fill dhe i veme ne nje ene me uje qe te mbulohen. I leme ne ene per te pakten 3 dite,duke e nderruar ujin cdo 4-5 ore me uje te paster.Pas 3 diteve,i veme lekurat te zjejne per 4'-5', nderrojme ujin e i veme prape te zjejne. Kete gje e perserisim 3 here. I veme te kullojne ne kullese.
Pastaj i veme ne ene me uje e lengun e 2 lemonave, qe te shtrengohen,forcohen.Zjejme sheqerin me ujin sa te behet shurup dhe e leme te ftohet. Ne shurupin e ftohte hedhim lekurat e neranxave,qe i kemi kulluar nga lengjet dhe i leme 8-10 ore,qe te nxjerrin lekurat lengjet e tyre.Dhe keshtu sic jane te gjitha bashke,i veme te zjejne,gjersa te lidhet shurupi.
top of page
Gatimet me te mira Shqiptare dhe Internacionale
Search
bottom of page
Comments