top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Hallvë tradicionale.

Hallvë tradicionale.

Koha e pergatitjes: 15 Minuta.

Perberesit: Per 4 -5 persona.

120 gr gjalpë

120 gr miell

10 gr sheqer

230 ml ujë i ngrohtë

arra të thërmuara


Pergatitja.

Ujin dhe sheqerin bashkojini e lërini mënjanë.


Në një tenxhere shkrijeni gjalpën e kur të fillojë të nxjerr fluska, uleni temperaturën e shtojeni miellin.


Me ndihmën e një luge druri, kaurdiseni miellin për afro 10 minuta, derisa të marrë një ngjyre kafe të lehtë.


Në gjysmë të kaurdisjes së miellit, ujin e sheqerin vërini në zjarr për disa minuta. Jo shumë gjatë!

Miellin e kaurdisur largojeni nga zjarri, ndërsa lugën e drurit lëreni në të. Me dorën e majtë mbajeni kapakun e tenxheres e me të djathtën sherbetin e përgatitur.

Miellin mbulojeni me sherbetin e nxehtë dhe menjëherë mbulojeni me kapak.

Pas disa sekondash, kur masa të jetë “qetësuar”, trazojeni shpejt me lugën e drurit.

Kujdesuni që të mos lini copa mjelli pa tretur.

Hallvën e gatshme dekorojeni me arra të thërmuara.


Ju bëftë mirë.


Shenim.

Përgatitja e hallvës është një mjeshtëri në vete. Ajo duhet të ndahet lehtë nga luga, të mos ketë shumë miell, as shumë yndyrë. Gjithashtu,konsistenca e saj duhet të jetë e atillë që të mund të hahet edhe me dorë, por edhe me pirun. Ndajmë me ju recetën tradicionale të hallvës.

29 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
bottom of page