KOHA E PERGATITJES 15 MINUTA.
Përbërësit:
400 gr këpurdha të freskëta
2 qepë e mesme, e copëtuar
2 thelb hudhre
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 luge sos soje
80 ml verë të bardhë
krip dhe piper i zi
majdanoz i freskët
Përgatitja:
Nxeni vajin në temperaturë mesatare, shtoni qepën dhe hudhrën dhe fërgoni për 3-5 minuta, derisa të zbuten.
Shtoni këpurdhat dhe fërgoni për 10 minuta, duke i përzier shpesh.
Shtoni sosin e sojës, kripën dhe piperin, verën, dhe lërini në zjarr derisa vera të avullohet, për rreth 3-5 minuta.
Largoni nga nxehtësia dhe shtoni majdanozin e grirë imët. Servoni menjëherë.
Comments