KOHA E PERGATITJES 20 MINUTA.
Përbërësit:
12 këpurdha të mëdha
3 lugë gjelle gjalp
2 lugë të vogla hudhër e grirë imët
220 gr spinaq i grirë
6 lugë gjelle krem qumshti
6 lugë gjelle djath parmezan
Përgatitja:
Pastroni këpurdhat nga brendësia me ndihmën e një luge dhe thike. Shkrini një lugë të madhe buter, dhe lyeni këpurdhat brenda dhe jasht. Lërini me një anë.
Brendësinë e këpurdhave, coptojeni imët dhe fërgojeni në temperaturë mesatare me 2 lugë buter, pastaj shtoni edhe hudhrën e grirë dhe fërgojini edhe për 3 min.
Shtoni spinaqin e grirë. Pasi të fërgohen bashk me spinaqin për 5 min, largojini nga nxehtësia dhe shtoni ajkën.
Paraprakisht nxeni furren. Këpurdhat i mbushni me mbushjen me spinach, shtoni përmbi parmezan dhe futini në furrë me nxehtësi mesatare për 10-12 minuta.
Comments